Kot nuk thone kripa me karar

Kot nuk thone 'kripa me karar'

Konsumimi i tepërt i kripës mund të shkaktojë një rritje të presionit të gjakut dhe komplikacione të tjera, por edhe konsumimi i pakët i saj është po aq i rrezikshëm. Prej vitesh po punohet për uljen e sasisë së kripës në produktet që shiten në supermarket. Në 8 vitet e fundit sasia e kripës që gjendet në artikuj të ndryshëm ushqimorë është ulur 20 deri në 40 përqind.

Aktualisht mesatarja e sasisë së kripës që përdoret në disa prej vendeve më të zhvilluara është 8-9 gramë kripë në ditë për person, ndërkohë që rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është 5 gramë kripë në ditë për person. Rreziqet nga konsumimi i tepërt i kripës janë të shumta. Kripa shkakton një rritje të tensionit, faktori i cili shkakton mbi 60 përqind të infarkteve në botë. Gjithashtu përdorimi i tepërt i kripës mund të shkaktojë edhe kancer stomaku.

Por edhe konsumi i pakët mund të ketë efekte po aq të dëmshme. Akademia e Shkencave në SHBA kreu një studim për personat që konsumonin më pak se 6 gramë kripë në ditë. Përdorimi i pakët i kripës sillte rritje të kolesterolit dhe të trigilicerideve që janë një ndër faktorët kryesorë të sëmundjeve të zemrës. Pra, duhet të jemi të kujdesshëm që të ulim sasinë e kripës që përdorim, por jo shumë, pasi në çdo rast mund të kemi probleme.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama