Kosove EULEX konfirmon skandalin e transplantit te organeve ne Prishtine

Kosove, EULEX konfirmon skandalin e transplantit te organeve ne Prishtine
Sipas një lajmi të bërë sot publik nga EULEX,mësohet se janë vërtetuar shkrimet e mediave ruse për transplantimin e organeve të dy rusëve në klinikën Medicus në Kosovë. Ky lajm është bërë public nga zëdhënësi i Eulexi-t, Nicholas Hawton. “Mund ta konfirmoj se në akuzën për rastin Medicus, dy persona nga Rusia janë evidentuar si viktima në këtë rast. Këtyre dy personave u janë hequr veshkat. Kjo ka qenë pjesë e hetimeve nga prokuroria. Rasti është duke u gjykuar”, është shprehur Nicholas Hawton.

Hawton po ashtu konfirmon deklaratat e sekretarit të dytë të zyrës ruse në Prishtinë, Sergei Zharki i cili i ka thënë se janë pikërisht autoritetet e EULEX-it që e kanë njoftuar Moskën në lidhje me transplantimin e organeve të rusëve në Kosovë. “EULEX-i dhe prokuroria kanë qenë në kontakte të vazhdueshme me autoritetet në Moskë, që të japin ndihmë ligjore rreth këtij rasti, po kjo është e vërtetë”, ka thënë Nicholas Hawton.

Gazeta ruse Komersant ka shkruar se organet hetuese ruse kanë pohuar se në mesin e viktimave të transplantimit ilegal të organeve në klinikën Medicus janë edhe shtetasit rus. Mendohet se këtyre shtetasve, gjatë vitit 2008 u janë nxjerrë veshkat, ndërsa kompensimi i premtuar në para, nuk u është paguar kurrë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama