Kosova nuk ka miell per eksport

Kosova nuk ka miell per eksport

Në mungesë të prodhimit të mjaftueshëm për nevoja të veta, Kosova vazhdimisht importon grurë dhe miell. Megjithatë, grumbulluesit e grurit në Kosovë shpesh i zbrazin siloset e tyre në tregun e rajonit, para atij të Kosovës, shkruan “Tribuna”. Nevojat vjetorit për grurë në Kosovë janë 205 kilogramë pse 140 kilogramë miell për kokë banori në vit, ndërsa nevojat e përgjithshme sillen rreth 410 mijë tonë grurë. Prodhuesit dhe përpunuesit e grurit në vend vlerësojnë se me këtë sasi të prodhimit Kosova nuk ka kapacitete të eksportojë grurë dhe miell në tregjet e jashtme. Muhamet Farizi, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, thotë se prodhimi vendor i grurit nuk mund t’i plotësojë nevojat vjetore të konsumit të përgjithshëm.

“Në Kosovë prodhohet sasi e konsiderueshme e grurit, mirëpo në përgjithësi nuk i plotëson nevojat”, ka thënë ai. Farizi ka thënë se importi i grurit sillet nga 130 mijë deri në 140 mijë tonë grurë në vit. Ndërkaq, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, me prodhimin vendor të grurit në Kosovë plotësohen afër 80 për qind të nevojave të kosovarëve, ndërsa pjesa tjetër vjen kryesisht nga importi. Mullisët kosovarë i vën në dyshim këto të dhëna. Sipas tyre, të dhënat e ministrisë bazohen në sipërfaqet e mbjella me grurë që subvencionohen, por dyshojnë se ato janë të fryra


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama