Korçe dhunohet mozaiku i ish-kishes se Shen Gjergjit

Korçe, dhunohet mozaiku i ish-kishes se Shen Gjergjit

Mozaiku që identifikon ish-kishën e Shën Gjergjit në qendër të qytetit të Korçës është dhunuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje. Akti kriminal i konsumuar nga persona ende të paidentifikuar ka sjellë dëmtimin e rëndë të mozaikut që simbolizon një prej kishave të shkatërruara në vitin 1967.

Vendi i shenjtë është dëmtuar në pjesën e bazamentit, janë thyer me gurë dhe tulla mermeret rrethuese si edhe mbajtësja e qirinjve.

Kisha e Shën Gjergjit, e ndodhur në krah të pedonales ku sot ndodhet Biblioteka “Vangjush Mio”, është ndërtuar me kontributin e qytetarëve të Korçës, por në vitin 1967 u rrëzua si shumë objekte të tjera kulti në vend për shkak të regjimit.

Akti i sotëm vjen në vazhdën e krimeve ndaj trashëgimisë kulturore në qytetin e Korçës, ku shumë vepra të rëndësishme janë dëmtuar ose janë grabitur.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama