Korca e veshur karnaval

Korca e veshur karnaval

Korça ka çelur sezonin turistik me edicionin e 8-të të Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve. Me pjesëmarrjen e trupave të karnavaleve nga shumë qytete të vendit, por dhe trupa nga Bullgaria, Maqedonia e Italia, grupe këto që i kanë ofruar për më tepër se katër orë qytetarëve korçarë fabula të ndryshme, një pjesë e mirë e të cilave edhe duke ardhur nga vende të ndryshme ballkanike, ngjanin shumë me njëra-tjetrën.

 

Aq sa për nga veshja dhe fabula, grupi i fshatit Polenë të Korçës me atë të grupit të ardhur nga Bullgaria ngjanin aq shumë, sa ishte e vështirë t’i dalloje. E njëjta gjë ndodhte edhe me grupet e tjera të cilat u falën emocione të forta korçarëve për gjatë gjithë paradës së tyre të karnavaleve.

 

Por, e veçanta e së shtunës ishte se pothuajse i gjithë qyteti ishte i veshur me petkun e karnavalit në këtë ditë, duke e bërë edhe më të bukur këtë ditë të veçantë për banorët e qytetit më të madh juglindor të vendit. Duhet thënë se festa ka vazhduar shumë gjatë në bulevardin kryesor të qytetit për t’u ndaluar më pas në sheshin kryesor, atë para katedrales, aty ku të gjitha grupet kanë treguar më së miri fabulat e tyre.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama