Kontraditat e ligjit antiduhan

Kontraditat e ligjit antiduhan

Ligji i ri antiduhan në Shqipëri, që parashikon dënime financiare për njerëz që konsumojnë duhan në vende publike ka ngritur disa pyetje lidhur me mënyrën më të mirë me të cilën qeveria mund të promovojë shëndetin publik. Ligji i ri parashikon një gjobë prej35 eurosh për njerëzit që tymosin në bare dhe restauronte, institucione arsimore dhe kulturore, automjetet e transportit publik dhe hapësira të tjera publike. Ligji i vjetër antiduhan parashikonte gjoba financiare vetëm për pronarët e lokaleve, bareve, kafeneve dhe restauranteve. 4 nga 10 shqiptarë janë konsumues të duhanit, sipas Institutit të Shëndetit Publik, çka përbën një shqetësim madhor publik. 

 

“Ndryshimet janë bërë që ligji të zbatohet. Nuk ka kthim pas në zbatimin e ligjit dhe në vendosjen e gjobave. Për çdo thyerje të ligjit për çdo zonë të ndaluar, do të ketë një numër raportimi për qytetarët”, tha Eltar Deda, drejtor i Shërbimit të Shëndetit Publik, shkruan “SETimes”. Të gjitha vendet e Ballkanit e kanë rregulluar me ligje duhanpirjen në hapësira publike. Serbia ka ndaluar pirjen në hapësirat e brendshme dhe publike katër vjet më parë, po ashtu edhe në hapësirat e jashtme pranë institucioneve të shëndetit, arsimit ose të kujdesit për fëmijët. Edhe në Kosovë, ligji e ndalon duhanpirjen në zonat publike. 

 

“Mirëpo që ligji të zbatohet, mendësia për duhanin duhet të ndryshojë”, u shpreh Xhovani Shyti, shefi i Shoqatës Pa Duhan në Shqipëri. “Kujdesi duhet t’i kushtohet edukimit të duhanpirësve. Unë parashoh se penalizmi i konsumatorëve në mënyrë direkte mund të shkaktojë konfrontime fizike, që në shumicën e rasteve mund të kërkojnë ndërhyrje nga policia”, tha Shyti për “SETimes”.  Opinionet janë të ndara përsa i përket zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së shëndetit publik.  Disa nga arsyet që përmendin qytetarët për moszbatim të ligjit janë se "bizneset mund të mbyllen nëse kanë një numër shkeljesh" dhe "shefat e institucioneve e pinë vetë duhanin. Sipas tyre "vendimet duhet të jenë proporcionale me shkeljet". 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama