Konfirmohet zyrtarisht Oqeani i ngrire ne Henen e Saturnit mund te kete jete

Konfirmohet zyrtarisht: Oqeani i ngrire ne Henen e Saturnit mund te kete jete

Astronomët kanë vite të tëra që po kërkojnë për planete, në të cilat mund të ketë jetë. Tani shkencëtarët kanë konfirmuar se nën sipërfaqen e ngrirë të hënës së Saturnit, Enceladus, gjendet një oqean, i cili mund të përmbajë forma jetësore. Oqeani ndodhet në një thellësi prej 18 deri në 24 miljesh nën akull dhe mund të jetë më i madh se Liqeni Superior, i cili është liqeni më i madh nga katër liqenet e mëdha të Amerikës Veriore. 

 

Hëna Enceladus dhe oqeani i saj

 

Enceladus është hëna e gjashtë për nga madhësia e planetit të Saturnit dhe u zbulua në vitin 1789 nga William Herschel. Ajo ka një sipërfaqe prej 984 miljesh. Hëna ka një oqean të shkrirë nën mbulesën e saj të akullt, i cili mund të përmbajë jetë. Mendohet se oqeani ka një sipërfaqe prej 6 miljesh. Saturni dhe hënat e tij po studiohen prej 10 vitesh nga anija hapësinore e NASA-s e quajtur “Cassini”. 

 

Në polin jugor të hënës Enceladus janë dalluar edhe më parë avuj uji, të cilët i kanë nxitur shkencëtarët të parashikojnë se ndodhet një rezervuar i thellë nën mbulesën e akullit. Po ashtu, edhe hëna më e madhe e Jupiterit, Europa, ka ujë nën sipërfaqen e saj. Encedalus ka ngjashmëri me Europën, pasi të dyja kanë një oqean, i cili është në kontakt me shkëmbinj nëntokësorë. Shkencëtarët besojnë se të dyja hënat mund të jenë habitate të mundshme për mikrobe jashtëtokësore. 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama