Koka apel qytetareve Mbroni pyjet dhe kullotat nga zjarri

Koka apel qytetareve: Mbroni pyjet dhe kullotat nga zjarri

Me shtimin e vatrave të zjarrit për shkak të temperaturave të larta, ministri i Mjedisit, Lefter Koka u bën apel qytetarëve.

Koka u bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm me veprimet e tyre, për nisjen e një vatre zjarri të mundshme. Ai shkruan se parandalimi i vatrave të zjarrit arrihet vetëm me mbrojtjen e pyjeve dhe të kullotave, që Koka thekson se është detyrë e gjithsecilit.

“Parandalimi i vatrave të zjarrit në pyje është shumë më i lehtë sesa shuarja e tyre, ndaj do të dëshiroja t’u bëja thirrje qytetarëve që të jenë të vëmendshëm e të kujdesshëm ndaj çdo veprimi, që mund të bëhet shkak për rënien e zjarreve!

Pyjet dhe kullotat janë burimet më të rëndësishme natyrore të vendit me të cilat janë të lidhura interesat jetësore, ekonomike dhe ekologjike të popullatës, në qytete dhe në fshatra. Mbrojtja e tyre është detyrë e secilit prej nesh ndaj të ardhmes!”, shkruan ministri Koka në “Facebook”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama