Koco Kokedhima merr kontrollin mbi urbanistiken e bregdetit jugor

Koco Kokedhima merr kontrollin mbi urbanistiken e bregdetit jugor

Nga pesë kompani që konkurruan në garën për shërbime konsulence me objekt “Hartimi i Planit të Përgjithshëm Vendor për 26 Bashki, me objekt “Hartimi i Planit të Përgjithshëm Vendor për bashkitë Vlorë, Himarë, Sarandë Konsipol”, Komisioni ka vlerësuar me më shumë pikë, të vetmen kompani që nuk kishte partner ndërkombëtar dhe që në begraundin e tyre vijnë nga punë anonime, kryesisht topografike dhe pa ndonjë performancë të pranueshme publike.

Kompania fituese është bashkimi i C.E.C Group me Erald – G, e para një kompani me bazë në Kuçovë, me punime të mëparshme kryesisht topografi rrugësh, pas së cilës qëndron Koço Kokëdhima, dhe e dyta një kompani pa ndonjë performancë publike nga periferia e Veriut, pas së cilës qëndron një zëvendësministër.

Katër kompanitë e tjera janë studio të vërteta arkitekture dhe urbanistike me partner të njohur ndërkombëtar, që nuk janë përfillur .

Bëhet fjalë për një projekt i cili do të ketë ndikimin e vet në të ardhmen e pjesës më të bukur të territorit të Shqipërisë, në riverën shqiptare, nga Vlora në Kepin e Stillos, dhe që duket se më shumë kujdes është bërë të mbetet në dorën e Kokëdhimës, se sa të gjendet një kompani serioze për të dhënë idetë e saj.

Studimi i bregdetit shqiptar është një odiese e gjatë korruptive, që nis me Berishën në vitin 2005, kur caktoi dhëndrin e tij të bënte planet urbanistike dhe të përfshihej në konflikte klienteliste, derisa shkoi në konflikt me Bankën Botërore në vitin 2007, konflikt që shkaktoi tërheqen e BB nga projekti.

Për tetë vite bregdeti u mbajt i bllokuar dhe u tentua të shiteshin njolla ndërtimi dhe të bëhej biznes me to.

Tani duket se ka rënë në një zot të ri, i cili me sa duket ka bezdi dhe arkitektët.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama