Klonimi i qelizave nje hap me prane kurimit te semundjeve

Klonimi i qelizave, nje hap me prane kurimit te semundjeve

Shkencëtarët kanë lëvizur një hap përpara drejt qëllimit për të krijuar qeliza burimore, të përputhura në mënyrë të përsosur me ADN-në e pacientëve, një arritje që do të mundësojë kurimin e sëmundjeve, njofton agjencia e lajmeve “Reuters”. 

 

Kjo arritje, e publikuar në revistën elektronike “Cell Stem Cell” është e para për kërkuesit të cilët kanë arritur “klonimin terapeutik” të qelizave të meshkujve të rritur. Klonimi terapeutik ka të bëjë me prodhimin e qelizave embrionale, gjenetikisht identike me një dhurues, që zakonisht përdoren me qëllimin e trajtimit të sëmundjeve. 

 

Studimi i ri është financuar nga një fondacion dhe nga qeveria e Koresë së Jugut. Nëse konfirmohet nga laboratorë të tjerë, ai do të rezultojë i rëndësishëm, pasi shumë sëmundje që një ditë mund të trajtohen me qeliza burimore, si sëmundjet e zemrës dhe humbja e shikimit, prekin të rriturit. Këto qeliza burimore do të krijohen nga qelizat e plakura, jo nga ato të fetusit ose të foshnjave. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama