Klik nderon artistin Bujar Kapexhiu me medaljen Shqiponja e Arte

5f626bb4-0271-4f9b-855c-60cd16f1818eTIRANË, 24 Nëntor/ATSH/ -Në ambjentet e Pallatit të Kongreseve, në kuadër të Panairit të "Klik Ekspo Group" nën moton Biznes-Kulturë-Bashkëjetesë, u zhvillua sot ceremonia e prezantimit të Ekspozitës së Karikaturave të Artistit të Meritur Bujar Kapexhiu.

Henri Çili, drejtues i Universitetit Europian të Tiranës dhe botimeve MAPO, të cilat prezantohen me stendën e tyre në ketë panair, u shpreh se, "në vitin e 10-të botimeve MAPO do të realizoje një botim kushtuar Bujar Kapexhiut me të gjitha karkikaturat e artistit .

Ndërsa Artur Dauti u shpreh në fjalën e tij se, "tek Bujari gjen atë buzëqeshjen që dhe kur je në vështirësi të mëdha qoftë profesionale Bujari të rikthen buzëqeshjen. Tek Bujari ka qenë gjihmonë një shembull dhe udhërrëfyes për ne. Filmat e Bujarit kanë tërhequr vëmendjen e publikut të gjerë".

bd2bbf5c-6d04-4bdf-a0d3-437e496cc33fMë pas Presidenti i "Klik Ekspo Group z. Luan Muhametaj i dhuroi z. Kapexhiu medaljen "Shqiponja e artë" me motivacionin "Bujar Kapexhiu, mjeshtër i artit të humorit, përcjellës i mesazheve të forta për shoqërinë përmes artit të tij shumëpërmasor, me karikaturë dhe humor të zgjuar e progresist. Një mendje e mprehtë për mendje të mprehta".

Artisti Kapexhiu vlerësoi këtë çmim si një çast emocionant. Ai ironizoi sëmundjen që e ka prekur kohët e fundit. "Ju kërkoj ndjesë që kam shtuar kapelen apo shallin në aksesorët e mi këtë mbrëmje. Arsyeja është ajo që shumë miq e dinë se jam në fund të kalimit të një paralize faciale. Dhe nëse dikush do të qeshe nuk do ta marr për ters. Por mesa duket dikush më ka mallkuar duke qenë se ka thënë që ky çdo ditë shtrembëron polikanët, pandaj të shtrembërohet një herë edhe ky. Tre javë më parë isha i shtrembëruar, por u kënaqa me një gjë se më kapi në anën e djathtë dhe u kënaqa se mendoj që në anën e djathtë dhimbjet kalojnë ë shpejt", tha Kapexhiu.

b2b35259-a350-4e86-8e44-4f4b9b51d722Më tej ai falenderoi stafin e "Klik Ekspo Group" që i dha një çmim të madh, dhe tha ai, "kjo s'është vetëm meritë e imja, por edhe e stafit që punon me mua".

Kapexhiu falenderoi Presidentin e "Klik Ekspo Group" z. Luan Muhametaj që theksoi ai, "ka qenë gjithmonë pranë krijimtarisë time".

Ndërsa Elona Agolli, vajza e shkrimtarit Dritëro Agolli, i përcolli z. Kapexhiu një mezash falenderimi nga babai i saj shkrimtari Dritëro Agolli, për portretizimin e shkrimtarit të madh në pikturat e tij.

"Ndjehem e nderuar dhe e emocionuar njëherësh që të përcjell një falenderim e mirënjohje nga ana e babait tim Dritëro Agolli, për mjeshtrin e madh të karikaturës, Bujar Kapexhiu. Po citoj babain tim i cili thotë që Artistët që lëvrojnë zhanrin e karikaturës janë nga me të mençurit e te vleresuarit edhe nga vete ata qe behen objekt karikature. De Goli i madh zgjohej çdo mëngjes i ethshëm për të parë e për t'u kënaqur me karikaturat e tij në faqet e shtypit francez. E njëjta gjë i ndodhte Andreotit apo dhe Ajnshtajnit që ekzaltoheshin nga karikaturat e tyre. Karikatura dhe poezia janë si teshtima, jo çdokush mundet të jetë poet apo karikaturist dhe jo vetëm kaq, varen shumë nga momenti i frymëzimit. Dhe motivacioni i vlerësimit "Një mendje e mprehtë për mendjet e mprehta", përmbledh shumë bukur Artin e madh të Mjeshtrit Bujar Kapexhiu.", u shpreh Elona Agolli.

afb67c44-0279-4705-87b9-8857acc5ff5cNdërsa mjeshtri Kapexhiu në falenderimin e tij u shpreh se, "padyshim e kam vënë këtë medalje në gjoks, por mund të them që shumë më tepër vlerë ka kjo letër nga i madhi Dritëro Agolli. Dritëroit thotë për karikaturistët duhet të jenë të mencur dhe unë e them këtë në përgjithësi që arti i humorit është privilegj i të mençurve dhe për të kuptuar këtë mençuri edhe lexuesi duhet të jetë i mençur. Prandaj sa i mençur është Dritëroi që ma ka dedikuar mua. Pranda jetë të gjatë Dritëroit".

Më pas mbrëmja u mbyll me disa vargje të recituar nga shkrimtari Dritëro Agolli. /gj.m/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama