Klientit i vijne gabimisht 6 miliard dollare

Klientit i vijne gabimisht 6 miliard dollare

 Një bankier i ri i bankës gjermane "Deutsche Bank" ka dërguar aksidentalisht 6 miliardë dollarë në llogarinë e një klienti të saj nga Amerika.

Anëtari i ri ishte duke punuar pa mbikëqyrjen e ekipit të shitjes së këmbimit valutor, në momentin që kishte dërguar gabimisht atë shumë parash, transmeton Koha.net shkrimin e Independente. Punonjësi gabimisht kishte proceduar rendin si një "vlerë bruto" në vend se ta dërgojë si "vlerë neto".

Deutsche Bank kishte rikthyer paratë në ditën e ardhshme, kurse kishte raportuar këtë transaksion te Autoritetet e Sjelljes Financiare të Britanisë së Madhe, Banka Qendrore Evropiane, si dhe te Rezervat Federale Amerikane.Gabime të tilla ndodhin mjaft shpesh, por sipas raporteve me shuma kaq të mëdha ndodhin shumë rrallë.

Kjo bankë është duke u hetuar për 6 mijë raste ligjore, kurse në maj ishte gjobitur me 2.5 miliardë dollarë për rolin e saj në manipulimin e normave të interesit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama