Klasifikimi boteror i lumturise kryesojne vendet e Evropes Lindore

Klasifikimi botëror i lumturisë, kryesojnë vendet e Evropës Lindore

Fytyra në poster është ajo e Richard Fuld, drejtorit të "Lehman Brothers". Ndërkohë që nga grataçiela e bankës së falimentuar dalin ish-punonjësit saj, të cilët kalojnë përpara asaj ikone të hedhur përdhe, duke e fyer me fjalë nga më të ndryshmet. Vajza e mbetur tashmë pa punë, qesh me vete, ndërsa shkruan. Tani që miti i pasurisë së paanë ka prekur fundin, reklama e Richard Fuld e hedhur përdhe mund të jetë kopertina e një studimi të rëndësishëm, i cili mund të përmbysë disa të dhëna të sakta mbi lumturinë globale të viteve të fundit.

Artikulli për "Zhvillimin, lirinë dhe lumturinë në rritje" sapo është publikuar në revistën prestigjioze "Perspectives on Psychological Science". Sipas përfundimit të katër studiuesve, në katër shekujt e fundit njerëzimi ka njohur një rritje të madhe të lumturisë. Por një rritje e tillë mund të lidhet më shumë me progresin e lirisë personale dhe politike në të gjitha vendet e botës, se sa me përmirësimin e kushteve materiale. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë studiuesve nuk do t‘u mbetej gjë tjetër veçse ta thellonin më tej kërkimin e tyre. Gjithsesi, katër kolegët nuk fokusohen vetëm te rastet e Evropës Perëndimore. Studimi i tyre është global, përfshin 90 shtete që mbulojnë nëntë të dhjetat e popullsisë botërore dhe bazohet te 350 intervista të "World Value Survey". Pyetjet, të cilat janë gjithmonë të njëjtat nga Ukraina në Kinë, nga Afrika subsahariane në Shtetet e Bashkuara, i shtyjnë të intervistuarit të përcaktojnë nivelin e "lumturisë" dhe "kënaqësisë në jetë" (ose mirëqenien). E para kuptohet si shprehje e gjendjeve shpirtërore, e dyta lidhet me kushtet e zhvillimit ekonomik. Tabelat tregojnë se si në 52 vende të botës (nga viti 1981 deri në 2007-ën) mirëqenia individuale është rritur në 40 raste dhe është zvogëluar vetëm në 12. Mesatarisht, kuota globale e vendeve që cilësohen si "shumë të lumtur" është ulur me 7 për qind.


Në Itali, në vitin 1981 lumturia ka qenë 10 për qind, në ‘99-ën u rrit 18 për qind, ndërsa në 2007-ën u ul në 16%, në Francë, në ‘81-shin ka qenë 19 për qind, 36% në 1999-ën dhe 31% në 2007-ën. Por nuk bëhet fjalë për një fotografi të kushteve materiale të jetës, sepse, për shembull, edhe lumturia e Hungarisë është rritur me 17 për qind. Gjithashtu listës së gjatë të "World Value Survey" për lumturinë i është shtuar dhe Rusia. Autorët kujtojnë se "sekreti i lumturisë është liria". Në fakt studiuesit kanë konfirmuar se nuk janë paratë ato që e bëjnë njeriun të lumtur. Sipas tyre, paratë nuk janë elementi parësor për të bërë një jetë të qetë dhe të lumtur. Lidhjet sociale dhe sidomos ato familjare janë të lidhura ngushtë me mirëqenien individuale. Diçka e tillë të tingëllon banale, por autorët e studimit pohojnë se që pas rënies së komunizmit në vendet e ish-Bllokut Sovjetik gjërat kanë ndryshuar. Kolapsi i atij sistemi ka krijuar kriza ekonomike dhe katastrofa sociale kudo, pavarësisht mbulesës së hekurt që dukej në aparencë. Hapja e mundësive të reja të zgjedhjes ka pasur të njëjtin efekt psikologjik të dobishëm te njerëzit.

Nuk është një rastësi që vendet e përfshira në studim tregojnë koeficientin më të lartë të lumturisë, të cilat janë: Moldavia

(2.52), Rumania (2.44), Bullgaria (2.40). "Pas ‘81-shit, Rusia përjetoi një liberalizim politik dhe një traumë ekonomike. Ndërkohë që niveli i lumturisë personale ulej, ai i kënaqësisë (materiale) në jetë zvogëlohej gjithnjë e më shumë", thonë studiuesit. Një tjetër shembull i ngjashëm është ai i hungarezëve, të cilët janë shumë të kënaqur nga cilësia e jetës. Bjellorusia tregon të kundërtën: së bashku me Serbinë është i vetmi vend ish-socialist ku lumturia e njerëzve nuk ka pësuar ndryshime, as nuk është rritur, as nuk është ulur. Por, edhe pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, qeveria e Minksut është e vetmja që ka mbetur një diktaturë totalitare.

Në listën e gjatë të "World Value Survey" bën pjesë edhe Kina, ku niveli i lumturisë së saj është më i ulëti në krahasim me gjithë vendet e tjera të botës, edhe pse pas 20 vjetësh, rritja ekonomike është dyfishuar. Është për t‘u çuditur, që pas 8 vjetësh, Vladimir Putin dhe rusët janë "më të kënaqurit nga jeta", por më pak të lumtur se në kohërat e trazuara të Boris Jelcin.


Gazeta: Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama