Kjo puna e rrezimit te avioneve po na ben me hije

Kjo puna e rrezimit te avioneve po na ben me hije

Një lajm u shfaq me shpejtësi në mediat në mbarë botën: Një tjetër avion është rrëzuar, këtë herë në Ishujt Kanarie. Duke pasur në mendje fluturimin misterioz MH370, të gjithë nxituan që të mësojnë më shumë. Por në fakt kishte qenë thjesht një alarm fals.

Shërbimet e emergjencës në Ishujt Kanarie kishin kujtuar se ishte një avion në ujë, kur në fakt ajo ishte thjesht një anije transporti. Në fakt po të shohësh foton, mund ta kuptosh gabimin e tyre. Megjithatë, në rrjet ka shërbyer gallata. Por jo vetëm kaq, sot ishte përvjetori i një tragjedie të rëndë ajrore në Ishujt Kanarie. Më 27 mars të vitit 1977 ndodhi tragjedia më e rëndë në historinë e aviacionit, kur dy avionë Boeing 747 u përplasën në Tenerife, duke shkaktuar 583 viktima.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama