Kjo ndodh ne Rumani Po lexove spaguan ne autobuz

Kjo ndodh ne Rumani: Po lexove, s'paguan ne autobuz

Një qytet në Rumani ka ofruar një stimulim shumë të madh për këdo që preferon të lexojë libër përderisa është duke udhëtuar me transportin publik. Për një javë në një muaj të verës, qyteti i Cluj-Napoca ka lejuar pasagjerët që të udhëtojnë pa para, për aq kohë sa ata kanë lexuar një libër në bord. Ky propozim ishte dhënë nga një dashamirës i librit, Victor Miron, i cili kishte thënë se dëshiron që të stimulojë më tepër njerëzit që të lexojnë, përderisa janë duke udhëtuar, raporton Metro.

Victori i kishte propozuar këtë ide kryetarit të komunës, i cili më pas e kishte shpërndarë këtë ide në facebook, e që është mirëpritur shumë nga njerëzit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama