Kitarrat elektrike Made in Africa

Kitarrat elektrike

Në bankën e një punishteje zdrukthëtarie të fshatit SOS për fëmijë në Nairobi gjendet një copë dru mahagoni. Lucas Barongo i jep drurit formë.
Rezultati dallohet, trupi i një kitarre elektrike.

"Në ditët e fundit kemi prodhuar 30 kitarra"

30 copë kemi bërë në ditët e fundit, thotë mjeshtri, i cili i jep trupit elegant të kitarrës dorën e fundit me letër zumpare.
Kur të jenë montuar më vonë qafa, vidat dhe elektronika, atëherë kjo kryevepër prej druri tropikal tingëllon kështu:

Ajo që krijohet në një periferi meskine të kryeqytetit kenian, është një zbulim botëror. Kitarrat e para elektrike "Made in Africa". Babai i kësaj ideje është gjermani Peter Coura. Burri i moshuar me flokë të thinjura të dredhura shikon me devocion zdrukthëtarin tek punon.
"Fundja historia e kitarrës elektrike nuk mund të përfytyrohet pa historinë e muzikës afrikane. E gjithë muzika i ka rrënjët këtu, 85% deri 90% e drunjve, që më nevojiten, rriten këtu dhe këtu ekziston një traditë e punës së dorës."

Duket sikur Peter Coura e ka gjetur vendin e duhur. Që prej 30 vjetësh ai bën kitarra në Frankfurt, konsiderohet si një prej guruve të muzikës ndërkombëtare të Xhazit dhe skenës së muzikës rok. Por kur ai para dy vjetësh pat ndenjur me shokë në një tavolinë prej druri mvuli nga Kenia, nuk e mbante dot më gjë...

Peter Coura shkoi në Nairobi kërkoi në dhjetëra zdrukthëtari dhe mbeti tek fshati i fëmijeve SOS.
"Fillimisht nuk e kam marrë seriozisht më është dukur fantazi", kujton drejtuesi i punishtes Lucas Baron.

"Por kur nxori nga valixhja modelin dhe ne ndërtuam një tjetër në bazë të tij, atëherë e kuptova se ne prodhojmë kitarrat e para elektrike të Afrikës.
Në pranvere u soll e para kitarrë nga Kenia në Frankfurt. Prototipi i modelit "Malindi". Një vegël speciale për Susan Weinert, kitarristen më të mirë të xhazit në Evropë.

"Disenjoja Malindi ka një histori shumë të thjeshtë. Për herë të parë forma është projektuar për Susan Weinert. Ajo e vendos gjoksin mbi kitarrë. Ajo e do tingullin e drurit të rëndë, por nuk do kitarra të rënda."
Deri tani elektronika brenda trupit të kitarrës vendoset në Gjermani, por dikur kjo Joint Venture muzikore do të transferohet e gjitha në Kenia, thotë Peter Coura.

"Qëllimi është, që dikur nga kjo punishte SOS këtu të dalin tre katër, pesë punonjës të aftë, të bëhen të pavarur dhe gradualisht të kryejnë të gjithë prodhimin dhe dikur edhe shpërndarjen."
Te partneri i tij Lucas Barongo ideja e Coures i gjen dyert e hapura.

"Qëllimi kryesor i SOS është kryesisht shkolla teknike.. Në punishten tonë përgatisim zdrukthëtarë të rinj, me qëllim që më vonë ata të krijojnë bisnesin e vet."
Ndërkohë Peter Coura ka krijuar tre modele kitarrash afrikane. Malindi, Masaimara dhe Samburu. Në rradhë të parë Malindi i pëlqen shumë 60 vjeçarit. Ajo jo vetem që rri mirë nën gjoksin e Susan Weinert, por mbështetet me elegancë edhe në barkun e tij të madh.

Wim Dohrenbush : Dw-World.de
 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama