Kisha greke Hoxha ishte grek quhej Aleksander Mavrojani

Kisha greke: Hoxha ishte grek, quhej Aleksander Mavrojani

Në një artikull të publikuar nga mediat greke thuhet se lideri komunist shqiptar ishte me origjinë greke dhe kishte emrin Aleksandër. "Enver Hoxha lindi në fshatin Dushja që më vonë u quajt Kefalari që ndodhet pranë qytetit të Qiatos në Korint. Paraardhësit e Enverit erdhën në rrethin e Korintit pas rënies së qytetit të Konstantinopojës në duart e osmanlinjve, së bashku me familjen e njohur të Notarëve.

Fillimisht u sistemua në Trikala të Korintit deh në vazhdim për siguri, shkuan në fshatin arvanitas, Dushnja, Kefalar i sotëm. Ngaqë i pari i familjes tregtonte drithëra, madje furnizonte të gjithë zonën me cilësinë e mavraganit, mori nofkën Mavroijiani, që me kalimin e kohës u kthye në mbiemrin zyrtar të familjes.

Informacionet që lexoni dhe që në vijim janë edhe më tronditëse, janë marrë nga të dhënat e gjeneralit Aifantis, në librin e tij të ri "Mashtrimet e mëdha". Këto informacione gjenerali Aifantis i ka mbledhur nga dëshmitë e njerëzve të afërm të familjes së Enver Hoxhës", thuhet në artikullin grek.

"Pasardhësi i familjes Apostol Mavrojianis, bëri në fillim të shekulli të 20-të 4 djem dhe tre vajza. Jorgon, Aleksandrin, Leonidën dhe Makun. Jorgo më i madhi i djemve ishte ai i cili u arrestuar nga gjermanët si agjent sekret ku e torturuan shumë, por më pas e lanë të lirë.

Aleksandri përfundoi studimet e juridikut në Universitetin e Athinës dhe u ndoq nga pushteti i Joani Metaksa si i majtë. Por, e përqafoi shërbimet inteligjente dhe e dërgoi në Romë tek Papa, ku aty edhe i mori mësimet e para të gjuhës shqipe dhe të betejës komuniste dhe të menaxhimit administrativ dhe të funksionimit të shërbimeve sekrete. Më pas e dërguan në Paris ku i plotësuan studimet në komunizëm dhe luftën e çetave (kryengritjen). E martuan me një muslimane e cila njihte shumë mirë gjuhën shqipe dhe e dërguan bashkë me bashkëshorten e tij në Kosovë për të organizuar PKSH (Partinë Komuniste të Shqipërisë).

Me paratë e anglezëve dhe ndihmën e shërbimeve sekrete të Anglisë u ngjit shumë shpejtë në majë të hierarkisë së Partisë Komuniste të Shqipërisë. Më pas shkoi në Tiranë dhe nxori në qarkullim gazetën "Vatra" dhe javoren "Java". Rrëzoi nga froni mbretin Zog të cilin vetë anglezët e kishin vendosur por tani veç më kishin vendosur që ta bënin kurban. Kështu Enveri bëhet sundimtari absolut i Shqipërisë dhe duke qenë nën direktivat e huaja vendosi rendin e ateizmit.

Në vitin 1943, i veshur me uniformë ushtarake oficeri gjerman udhëtoi me tren  gjerman dhe erdhi në Qiato për të parë të atin e tij, familjen dhe të afërmit. Më  pas po i kamufluar me uniformën gjermane u kthye në Shqipëri përsëri me tren.  Vëllai i vogël, Leonidha Mavrojani, edhe ky njeri i shërbimeve sekrete si një  oficer i lartë Ushtrisë Greke, shërbeu për shumë vite si komisar “SHIG –Shërbimi  Informativ i Greqisë”.

Vizitoi më shumë se 36 herë Tiranën për të rregulluar dhe  ujdisur me vëllain e tij Aleksandër Mavrojanin – Enver Hoxha politikat dominuese  në Ballkan dhe në Lindjen e Mesme nën udhëzimet e shërbimeve inteligjente. I biri i vëllait  të tretë Lenidha, Apostolos Mavrojianis u martua me vajzën e vogël të  Miçotaqis, Katigën “Katërinën”, motra e Dora Bakojanit.

Është e mundur që Miçotaqi  të ketë dhënë vajzën e tij në një familje që nuk e njihte mirë? Si u njohën të  dy familjet? Kush është ai që njeh mes familjeve që komandojnë njerëzimin?”, thuhet  në shënimet e gjeneralit ndërsa e mbyll me pyetjen: - Le të përgjigjet çdo kush vetë në këto pyetje!


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama