Kisha e Pllanes MK Asnje tentative demtimi apo plackitjeje

TIRANË, 31 Tetor / ATSH / - Klajdi Musabelliu / - Pas disa informacioneve të pasqyruara në media ditën e djeshme, lidhur me dhunimin dhe plaçkitjen në Kishën e Pllanës, specialistë të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare Shkodër kanë inspektuar ditën e shtunë më 31 tetor kishën në fjalë.

Ministria e Kulturës, në detyrim të së drejtës për informim, me anën e një deklarate për shtyp sqaron se pas inspektimit të kryer në Kishën e Pllanës nga specialistë të DRKK-Shkodër, konstatohet se nuk janë prekur dy varret monumentale të priftërinjve brenda kishës (narteksi).

"Nga kontrrolli i kryer në monument rezulton se kisha nuk është prekur dhe nuk ka asnjë tentativë dëmtimi apo plaçkitjeje" theksohet në deklaratë.

"Është dhunuar një varr i vjetër i një banori të fshatit, i quajtur Lekë Martini, ngjarje e ndodhur një muaj më parë, rimarrë si informacion nga pasqyrimi në media ditët e fundit" vijon të shkruhet në deklaratën e ministrisë .

Nga bisedat me banorë të zonës mësohet se prej disa kohësh në zonën përreth ka kërkime dhe janë kryer gërmime për gjetjen e varrit të një ushtari austriak, person i shpallur i humbur që nga Lufta e Parë Botërore.

DRKK-Shkodër ka rinjoftuar forcat e rendit në Lezhë, për të marrë masa paraprake në mbrojtje të monumentit dhe gjithashtu janë shtuar inspektimet nga DRKK Shkodër .

Fotot që shoqërojnë lajmin, janë marrë nga inspektimi i datës 31 tetor 2015 në Kishën e Pllanës.

/k.m//m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama