Kinemaja izraelite The Dove Flyer dhe Dov Keren sot ne mbremje ne TIFF 2015

TIRANË, 4 Nëntor / ATSH / - Si pjesë e edicionit të 13 të "Tirana International Film Festival 2015", sot në mbrëmje në Kinema Millenium, ora 21:00 do të shfaqet filmi izraelit "The Dove Flyer" (Farewell Baghdad).

Për të prezantuar dhe shoqëruar shfaqjen izraelite, ka menduar vetë regjisori i filmit Dov Keren, i cili ka ardhur në kryeqytet për të qenë pjesëmarrës edhe gjatë shfaqjes së filmit.

"The Dove Flyer" tregon historinë e një djali 16-vjeçar hebre, dhe gjithashtu përshkruan ditët e fundit të bashkësisë hebraike në Bagdad në vitet 1950.

Komuniteti hebre në Irak ishte më i vjetri, më shumë se 70 gjenerata siç tregohet edhe në film, të cilët për shkak të kushteve u detyruan të largohen nga Iraku dhe u bën refugjatë.

Filmi është xhiruar në shumë vende në të gjithë Izraelin. Shumica e xhirimeve janë bërë në Nazareth, një qytet në veri të Izraelit, ku shumica e qytetarëve janë arabë- izraelitë.

/k.m//m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama