Kinema / E diela ne ekranet magjike te sallave ne kryeqytet

TIRANË, 24 Tetor / ATSH / - Ekrani magjik i kinemave në Tiranë, do të vazhdojë të mbaj "mbërthyer" miqtë e historive nga më të ndryshme, ku në zhanera si aksion, komedi, trriller, aventurë etj, edhe përgjatë të dielës së 25 shkurtit do të shfaqen filma në premirë e kalendarikë, nën titujt si "Paranormal Activity", "Drejt Fundit", "Love" etj.

Kinema Millennium nëpërmjet 5 orareve të ndryshme, do të shfaq 3 filma, ku secili prej tyre në një zhaner ndryshe, fton publikun të shohë atë të preferuarin.

"Paranormal Activity" është shfaqja e parë e së dielës në Millennium, ku filmi 3D i Gregory Plotkin, do t'ia lërë rradhën në orën 13:30 "Drejt Fundit", produksionit shqiptar të Drilon Hoxhës, film në të cilin krimi dhe intriga janë pjesë e subjektit të tij, rreth të cilit zhvillohen ngjarjet e personazhit kryesor.

Këto dy filma do të shfaqen edhe gjatë orareve si 16:00(Paranormal Activity) dhe 18:30(Drejt Fundit), dhe do t'i lën rradhën shfaqjes së fundit të së dielës në Millennium, e cila do të sjellë një film romancë dhe dramë në 3D shkruar dhe drejtuar nga regjisori francez Gaspar Noé, nën titullin "Love".

Ndërkohë që "Cineplexx", kinemaja më e madhe dhe me më shumë salla në kryeqytet, ofron një larmishmëri më të madhe titujsh dhe shfaqes ku filma si "Black Mass", "Blinky Bill the Movie", "Crimson Peak", "Drejt Fundit", "Everest, "Legend", "Love", "Minions", "Ooops! Noah is Gone..."Pan" dhe "Paranormal Activity: The Ghost Dimension" në kategoritë si thriller, dramë, aksion të animuar etj, do të shfaqen gjatë gjithë ditës në 7 sallat e kësaj multikinemaje që prej orës 11:00 e deri në 21:45.

Edhe Rrjei i 'Imperial Cinemas", në sallat "Sheraton 1", "Sheraton 2", "Kristal Mobility", dhe "Agimi" do të shfaq "Drejt Fundit" në oraret 20:30-22:50 në "Sheraton 1", 18:30-20:45 "Sheraton 2", 20:45-23:00 "Kristal Mobility", dhe 21:45-00:00 në "Agimi".

/k.m/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama