Kina mposht Japonine dhe SHBA-te prodhon superkompjuterin me te shpejte

Kina mposht Japonine dhe SHBA-te, prodhon superkompjuterin me te shpejte

Një superkompjuter kinez ka mbajtur kurorën e “superkompjuterit më të shpejtë në botë”, duke mposhtur konkurrentët nga Japonia dhe SHBA-të. Superkompjuteri “Tianhe-2”,  i ndërtuar nga qeveria kineze ka sistemin më të fuqishëm në botë dhe është në gjendje të kryejë 33 trilionë llogaritje në sekondë, sipas një testimi.

Testimi kryhet për të parë se sa shpejt kompjuterët zgjidhnin disa lloje të caktuara ekuacionesh lineare, për të përcaktuar shpejtësinë. Por, testimi nuk merr parasysh faktorë të tjerë, si sa shpejt mund të transportohen të dhënat nga një pjesë e sistemit në një tjetër. Disa nuk janë të kënaqur me këtë sistem matjeje.

“Tianhe-2”, që do të thotë “Rruga e Qumështit 2”, u zhvillua nga një universitet shtetëror në Guangzhu, në jug të vendit. Ai përdor procesorë të prodhuar nga “Intel”, me njësi qendrore procedimi (CPU) të dizajnuara nga vetë universiteti.

Sistemi do të ofrohet për kërkime shkencore, pasi të përfundojnë testimet. Zyrtarët thonë se, industria e makinave do të jetë në listën e klientëve me prioritet. Sipas mënyrës aktuale të testimit, ai është një kompjuter dy herë më i shpejtë sesa i dyti në listë, superkompjuteri “Tiran” i departamentit të Energjisë të SHBA-ve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama