Kina ka numrin më të madh në botë të mikroblogerave. E bën të ditur këtë raporti i fundit mbi zhvillimin e mediave të reja në vend, botuar nga departamenti i shtypit të Akademisë së Shkencave Sociale. Ai ka evidentuar që rreth 274 milionë kinezë kanë një mikroblog, ndërsa në 2010 ishin rreth 63 milionë. Sipas raportit, suksesi i kësaj dukurie i detyrohet më shumë faktit që mikroblogu është bërë një kanal i rëndësishëm për popullin kinez për të shprehur idetë e tij.