Një raport i paraqitur në Korenë e Jugut ka treguar shpenzimet e mëdha të diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në një kohë kur populli i tij është në krizë buke. Sipas raportit, Kim Jong Un ka shpenzuar rreth 600 milionë dollarë vetëm për të jetuar në luks, duke blerë makina të shtrenjta, kafshë të kushtueshme shtëpiake, mobilie lëkure, orë dhe alkool. Raporti u publikua pothuajse në të gjitha mediat ndërkombëtare dhe tregon shpenzimet brenda vitit 2013. Kjo shifër e madhe është dy herë më shumë nga shpenzimet që kryente babai i tij, Kim Jong Il, i cili vdiq dhe i trashëgoi postin të birit në dhjetor 2011. Në raport specifikohet se nga e gjithë shuma, 25 milionë dollarë janë shpenzuar vetëm për blerjen e pijeve të vjetra alkoolike.