Kiev dashuri mes barikadave protestuesja dashurohet me policin

Kiev, dashuri mes barikadave, protestuesja dashurohet me policin

Mes dhunës dhe trazirave politike në Ukrainë nuk kanë munguar romancat. Një protestuese e re ka treguar se ka rënë në dashuri me një polic gjatë protestave në Kiev.

Lidia Pankiv, 24-vjeçe, thotë se ka qenë një prej protestuesve në rrugë që po bënin fushatë kundër korrupsionit, ditën kur është takuar me policin Andrei.

Lidia, me profesion gazetare, ka qenë në grupin e femrave që vepronin si “mburojë njerëzore” dhe që qëndronin në mes të policëve dhe një grupi protestuesish me shpresën se prezenca e tyre do ta ndalte dhunën.

“Ishim duke qëndruar afër policisë dhe më thirri një mikeshë. Policët i kishim përballë ndërsa ajo më kërkoi që t’i ndihmoja që ta gjente një mikeshë të sajën e cila ishte arrestuar. Ajo kërkonte nga unë që të shkruaja diçka. I thash të më thërriste sërish dhe i dhashë numrin të cilin ajo duhej telefonuar. Ia tregova dy herë meqenëse ishte shumë zhurmë”, ka treguar Lidia momentet e para të njoftimit të saj me Andrein.

Por, në vend të telefonatës që po e priste, ajo pranoi një mesazh telefonik që nuk ishte nga ndonjë protestues, por nga një prej policëve që po qëndronin përballë saj.

Andrei nuk ia kishte treguar emrin e tij të plotë nga frika se do ta humbte punën, por i kishte thënë se dëshironte të martohej me të.

“Pavarësisht zhurmës së madhe, e mbajta në mend numrin tënd që ia dhe shoqes tënde. Nuk ta di as emrin. Isha duke qëndruar përball teje me mburojë përpara. Kur na stopove, e kuptova se dua të martohem me ty. Andrei”, ishte mesazhi që Lidia kishte pranuar atë natë. Ajo e rrëfeu historinë gjatë një emisioni në një televizion lokal, ku nuk ngurroi të kritikonte rrjetin televiziv se nuk po përqendrohej tek protestat e përgjakshme.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama