Kerkimi per avionin e humbur 5 arsye pse nje sulm terrorist nuk mund te kete ndodhur

Kerkimi per avionin e humbur: 5 arsye pse nje sulm terrorist nuk mund te kete ndodhur

Fati i avionit të “Malaysia Airlines”, që u zhduk në 8 mars me 239 pasagjerë në bord, mbetet ende një mister. Presioni po shtohet nga familjarët e të humburve, ndërsa skuadrat nga 26 vende po kërkojnë çdo pëllëmbë në tokë dhe në det për ta gjetur avionin. Teori të shumta janë krijuara për të shpjeguar atë që i ndodhi avionit, por korrespondenti i sigurisë për BBC-në, Frank Garnder, sugjeron se një sulm terrorist nuk mund të ketë ndodhur. Lajmet në BBC e nënvizojnë këtë brenda 60 sekondave.

 

5 arsyet e BBC për pamundësinë e një sulmi terrorist

1.Agjensitë qeveritare nuk dalluan shenja për sulm para fluturimit.

2.Asnjë grup në rajon nuk mendohet si i aftë për të organizuar një sulm terrorist të kësaj shkalle.

3.Nuk ka pasur pretendime për ndonjë grup të njohur.

4.Nuk kishte motive të dukshme – nuk kishte vipa në bord.

5.Kontrollet intensive të pasagjerëve dhe ekuipazhit janë zbardhur të gjitha.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama