Kujdes me shtesat, nxisin oreksin!
Nuk është vetëm faji ynë që nuk dimë t’u themi “JO” disa ushqimeve të veçanta (sidomos atyre me shumë kalori, plot yndyrë dhe sheqer). Këtë gjë e thekson edhe David Kessler, profesor në Universitetin e Harvardit dhe ish-përfaqësues i “Food and Drug Administration” në SHBA, që në një libër sesi industria ushqimore dekadat e fundit po i kushton shumë kohë dhe po shpenzon shumë para në kërkimin e përmirësimit të shijes dhe konsistencës të produkteve të tavolinës për të rritur konsumin e popullsisë. Ky qëllim është ndjekur duke shmangur shtesat kimike në ushqime, (si aromat, ngjyruesit, xhelifikuesit etj.) por edhe yndyrnat, kripën dhe sheqernat. Në këtë mënyrë, ushqimet industriale kanë më shumë kalori dhe janë më pak të shëndetshme. Por jo vetëm kaq: ushqimet kaq të “manipuluara” veprojnë mbi receptorë të ndryshëm nervorë (të njëjtët që nxiten kur pas pirjes së shtesave) duke shkaktuar tek ata që i konsumojnë një lloj forme varësie.
Çfarë duhet të bëni në praktikë?
Si mund të mbrohemi? Edhe një herë na vjen në ndihmë natyra, përmes ngjyrave, lëngjeve dhe luleve që kanë fuqinë për të prerë oreksin e karbohidrateve dhe sheqernave.
Kështu, hapi i parë që duhet të bëni është të pastroni organizmin nga ushqimet e pasura me yndyrna dhe sheqerna, që keni krijuar varësi. Merrni për 20 muaj rresht 20 pika tinkture çikore të tretur në pak ujë, 2 herë në ditë dhe 40 pika glicerinë arre të tretura në pak ujë, një herë në ditë. Lulet “Bach” ju ndihmojnë të pastroheni si në planin psikologjik ashtu edhe atë fizik. Merrni dy pika nga esenca e lulemustakës dhe lule çikorja. Shtojani në enë të mbushur me 30 ml ujë mineral. Lëreni në qetësi për 30 minuta dhe pastaj mund ta konsumoni sa herë të keni etje. Me tri arra në ditë shpëtoni linjat
Konsumi i arrave ndihmon për të zvogëluar faktorët e rrezikut kardiovaskular; arrat përmbajnë yndyrna “të mira” “buoni” (mono dhe polisature) në sasi të lartë, që ulin nivelet e kolesterolit LDL (atij të keq). Përveç të tjerash arrat përmbajnë vitaminë E, si dhe antioksidantë të fuqishëm si magnezi, që merr pjesë në rregullimin e presionit të gjakut, dhe argjininë, një aminoacid që favorizon zgjerimin e enëve të gjakut dhe zvogëlon inflamacionet e arterieve, me efekte të dobishme në qarkullimin e gjakut dhe mbeturinave që duke u grumbulluar favorizojnë mbipeshën.
Një studim spanjoll i publikuar kohët e fundit tek “Archives of Internal Medicine”, ndër të tjera ka vlerësuar efektin e arrave mbi cilësinë dhe sasinë e lipideve në gjak. Përfundimet treguan se konsumimi i përditshëm i arrave (3-4 kokrra në ditë) mund të zvogëlojë nivelet e kolesterolit të keq LDL mbi 7%.
I konsumoni me meze ose shtojani sallatës
- Arrat kanë shumë kalori, prandaj duhen ngrënë me kujdes. Nëse ju pëlqejnë mund t’i konsumoni ato me meze: 3-4 kokrra paradite ose pasdite duke i kombinuar me kos japin shumë energji dhe kanë efekte hipokolesterolizante.
- Mund t’ia shtoni sallatës disa thelpinj arra dhe ndonjë fetë mollë për ta bërë më të shijshme: ju ngopin shpejt dhe janë të pasura me fibra kundër kapsllëkut dhe kundër celulitit.











