Kengetarja ne Voice of Ukraina zgjedh kengen e Rona Nishliut

Kengetarja ne 'Voice of Ukraina' zgjedh kengen e Rona Nishliut

Të gjithë janë mahnitur nga zëri e interpretimi i saj në festivalin ‘Eurovizion’. Bëhet fjalë për këngëtaren Rona Nishliu e cila me këngën ‘Suus’ arriti të lërë gojëhapur mijëra shikues në gjithë botën.

Ndonëse ka kohë që është kënduar, kjo këngë nuk harrohet lehtë. Madje po përzgjidhet edhe nga talente jashtë kufijve, që duan të nxjerrin në pah zërin e potencialin e tyre. Kështu ka vepruar një vajza ukrainase me emrin Galina Konax, e cila në konkurrimin e saj në spektaklin ‘Voice of Ukraine’ ka interpretuar këngën e Ronës. Publiku është mahnitur me këtë këngë.

Muzika e Rona Nishliut ka arritur të na prezantojë denjësisht jashtë kufijve tanë, ndaj me të drejtë këngëtarja nga Mitrovica mund të quhet krenari e artit shqiptar. Kështu e quajti kolegia e saj, Rosela Gjylbegu, e cila nuk hezitoi të pranojë që është e impresionuar nga ky fakt.

“Impresionuese... krenare për ty Rona Nishliu”, kishte shkruar shkodrania. Krenarë janë ndier edhe komentuesit e tjerë të videos së Rona Nishliut


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama