Kater eklipse henore do te ndodhin gjate muajve te ardhshem

Kater eklipse henore do te ndodhin gjate muajve te ardhshem

Eklipset hënore janë një nga ngjarjet më të mira për ti shikuar në qiellin e natës, dhe katër nga këto ngjarje do të ndodhin gjatë muajve të ardhshëm. Vrojtuesit e qiellit do të jenë gati për ti parë këto ngjarje në vetëm disa javë.

Eklipsi i parë do të ndodhë në orët e hershme të mëngjesit të 15 prillit. Ngjarja do të fillojë në orën 1:58, pasi që Hëna të rrëshqasë në hijen e Tokës. Eklpisi total do të ndodhë në 3:07 të mëngjesit me kohën lindore dhe do të vazhdojë deri në 5:33.

Eklipset shkaktohen kur hëna rrëshqet në hijen e Tokës. Kjo nuk ndodhë çdo muaj, për shkak të animit të orbitës së Hënës, në krahasim me planetin tonë. Kur katër nga këto ngjarje të ndodhin rresht, rreth gjashtë muaj ndaras, kjo është një dukuri e njohiri si “eklipsi i të katërtave”. Herën e fundit kjo ndodhi një dekadë më parë, dhe tjetra nuk do të ndodhë deri në vitin 2032.

Për të parë këtë ngjarje, dilni jashtë shtëpisë para orës 2:00 dhe ju do ta shihni këtë ngjarje hënore. Si të fillon eklipsi, ju do të shihni se trupi qiellor do të marrë një ngjyrë të kuqe. Hëna do të bëhet më e errët, deri në mes të ngjarjes. Skuqja e satelitit tonë natyror ndodhë për shkak të lakimit të dritës përmes atmosferës së Tokës. Eklipsi total do të zgjasë një orë, 17 minuta dhe 48 sekonda, sipas NASA-së.

Veshuni sepse mund të bëhet ftohtë gjatë këtij procesi në prill në tërë vendin. Eklipsi do të zgjasë mjaftueshëm sa që do të kërkoni të merrni një pije, dhe ndonjë ushqim jashtë kur jeni duke e shikuar këtë fenomen. Nuk ka nevojë për një paisje të veçantë për ta parë këtë proces qiellor, edhe pse një palë dylbi mund të japin disa pamje mahnitëse. Eklipsi i ardhshëm hënor do të ndodhë më 8 tetor. Edhe dy eklipse tjera do të ndodhin në vitin 2015, më 4 prill dhe 28 shtator.Nëse pyetni se ku mbeti Hëna më 15 prill, ajo nuk është duke u fshehur nga pagesa e taksave.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama