Karnavalet e Kelnit - Klubet e karnavalisteve jane per anetaret si shtepia e dyte

Karnavalet e Këlnit - Klubet e karnavalistëve janë për anëtarët si shtëpia e dytë
Por pihet edhe shumë birrë e raki. Karnavalet kaotike dhe të bukura të rrugës, kështu e njohin shumica e vizitorëve këtë festë.  Por ky është vetëm një aspekt anësor i kësaj ngjarjeje kulturore.  Karnavalet në Këln nuk do të ishin asgjë pa klubet e karnavalistëve.
Por si janë të organizuara klubet e karnavaleve ?

Më shumë se 100 burra të deleguar të veshur me uniformat bardhë- e kuq të ushtarëve kërcejnë në skenë duke mbajtur në dorë pushkët prej druri. Salla është e mbushur plot e për plot me spektatorë dhe atmosfera është mjaft e zjarrtë. Shkëndijat e kuqe janë trupa më e dashur tradicionale e karnavaleve të Këlnit. Me kërcimin e tyre roma për toma trupa duket mjaft qesharake, por pikërisht ky është qëllimi. Kërcinimi karnavalesk i shkëndijave është  satirizimi i ushtarakes. Elementi më i rëndësishëm i kërcimit të tyre është fërkimi i prapanicave.

Historiku i shkëndijave të kuqe

Qysh prej themelimit në vitin 1832 shkëndijat e kuqe kërcenin të veshur me kostume bardhë e kuq, që janë ngjyrat e qytetit të Këlnit. Uniformat janë një aludim historik ndaj ushtarëve të qytetit, që kryenin shërbimin e tyre deri në fund të shekullit të 18-të duke qenë më të shumtën e kohës të dehur. Eshtë pikërisht ky aspekt i fortë historik dhe tradicional, që e bën kaq të veçantë këtë trupë, thotë Markus Leitfeld, punonjës shkencor pranë kësaj shoqate:


"Ajo që e dallon karnavalin e organizuar nga ato të paorganizuarit është, se ndonëse në karnavale qëllimi kryesor është kënaqësia, ka edhe një aspekt tjetër të rëndësishëm: përçimi i traditave dhe zakoneve të Këlnit si dhe ruajtja e gjuhës dhe historisë së qytetit."

Për t´u anëtarësuar në shoqatën shkëndija e kuqe duhet të kesh mbushur moshën 18 vjeç dhe të jesh mashkull. Kjo pasi trupa është tradicionalisht një klub burrash. Madje as vajza, që është e vetmja kërcimtare e trupës, nuk është anëtare e klubit. Një tjetër aspekt i rëndësishëm në traditën e klubit është krahas të qenit shok i mirë edhe barazia shoqërore, thotë Markus Leitfeld: "Një element mjaft i rëndësishëm për shkëndijat e kuqe është, se të gjithë janë të barabartë. Me t´u anëtarësuar në klub gjithësecili heq dorë prej ekzistencës qytetare duke marrë një nofkë. Brenda klubit shokët nuk e thërrasin më njëri-tjetrin me ermin e vërtetë, por me nofkë. Çdo antar tolerohet, nuk ka aspak rëndësi nëse dikush është i pasur apo i varfër, i shëndoshë apo i dobët, i ri apo i moshuar."

Fakt është që krahas akademikëve në klub ka edhe çirakë, menaxherë apo zanatçinj.  Kapitali më i rëndësishëm është të qenit shokë. Por jo gjithçka mund të bëhet pa para. Një uniformë e klubit e prerë sipas masës së trupit kushton 2.000 euro, kuota vjetore e anëtarësisë është 350 euro, kësaj i shtohen edhe shpenzimet për ushqimin dhe pijet si dhe dhuratat që blihen për t´u hedhur spektatorëve nëpër rrugë gjatë procesionit të së hënës së karnavaleve. Secili nga antarët e klubit vendos sipas  xhepit të vet, se sa do të shpenzojë. Klubet e kanvalistëve të Këlnit nuk kanë probleme me pasardhësit. Të bëhesh karnavalist i klubit shkëndija e kuqe në Këln është një lloj sikur të marrësh titullin e kalorësit të nderit. Por e vështirë është që të anëtarësohesh në këtë klub. Kjo pasi çdo vit pranohen vetëm nëntë anëtarë të rinj. Ndërkohë që kandidatët duhet të presin dy vjet e gjysmë duke marrë pjesë si vizitorë në klub, derisa të dëshmojnë, që janë të përshtatshëm për t´u antarësuar.

Përgatitjet për karnevalet

Qysh nga fillimi i janarit klubet e karnavalistëve të Këlnit janë në stres të vazhdueshëm. E më pas nisin mbledhjet e karnavalistëve. Edhe shkëndijat e kuqe janë çdo ditë në aktivitet duke shkuar nga njëri vend në tjetrin e duke dhënë shfaqje me një orkestër që e marrin me qira. Ndonjëherë ato kanë gjashtë shfaqje në ditë dhe secila prej tyre zgjat rreth 30 minuta. Ky aktivitet është i lodhshëm dhe kërkon mjaft displinë. Ndërsa për trupën e kërcimtarëve puna është njëkohësisht edhe kënaqësi. Dieter Szary është anëtar i kryesisë së klubit shkëndijat e kuqe: "Kur kemi katër pesë shfaqje ato i realizojmë gjatë ditës deri në mesnatë duke pasur pushime midis shfaqjeve. Në mesnatë merr fund aktiviteti zyrtar. Por ne vazhdojmë të festojmë më vonë për qejfin tonë duke ndenjur nëpër klubet e Këlnit deri në të gdhirë. Kemi pra shumë punë, por që na jep shumë kënaqësi."


Procesioni i së hënës së trëndafilave   Kulmi i festës është procesioni i së hënës së trëndafilave.  250 antarët e klubit shkëndija e kuqe dhe tre makina karnavalistësh qarkullojnë bashkarisht me princin e karnavalit dhe me klubet e tjera nëpër rrugët e Këlnit duke u hedhur çokollata, bombone e lule miliona spektatorëve. Procesioni i së hënës së trëndafilave është kulmi që shënon edhe mbylljen e stinës së karnavaleve.

Jo gjithmonë puna intensive në klub mund të harmonizohet me jetën private. Shpesh herë veçanërisht baballarët e rinj kanë probleme për të organizuar jetën familjare me atë të klubit, thotë Dieter Szary. "Sigurisht që ka edhe raste, që partnerja nuk është gjithmonë kaq entuziaste, kur burri çdo mbrëmje është larg familjes. Gjatë sezonit të karnavaleve ne jemi vërtetë çdo mbrëmje jashtë."

Por pavarësisht nga stresi dhe koha larg shtëpisë anëtarët e shkëndijës së kuqe janë krenarë dhe e bëjne me shpirt këtë aktivitet. Krahas të festuarit mes shokësh, shfaqjeve të shumta dhe kujdesit për zakonet e traditat, një klub karnavalistësh është për anëtarët diçka më shumë. Szary: "është një ndjenjë për jetën. Ne flasim shumë me njëri-tjetrin për familjen, pavarësisht se në klub jemi vetëm burra. Nga ana tjetër klubi është për ne një shtëpi dhe familje e dytë."

Hanno Schiffer : DW

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama