Kandili i Argjendit nga Martin Camaj premiere e suksesshme ne teatrin Migjeni

TIRANË, 3 Nëntor / ATSH / - Premiera më e fundit e Teatrit "Migjeni" në Shkodër, ajo me titull "Kandili i Argjendit", vepra e autorit Martin Camaj, pasi korri sukses gjatë shfaqes në skenë, mbylli zyrtarisht edhe siparin e tempullit të kulturës shkodrane i cili do t'i nënshtrohet restaurimit për tu rikthyer pranverën e ardhshme.

Në regjinë e Fatbardh Smajës, skenografinë e Hysni Halili, dhe konsulencën artistike të Stefan Çapalikut, "Kandili i Argjendit" nën interpretimin e trupës së teatrit të shkodrës dhe në krye protaginisten aktoren Rita Smaja, mbajti mbërthyer dhe emocionoi të pranishmit në sallë, ku mes të cilëve nuk mungonte edhe bashkshortja e të ndjerit, Erika Camaj.

Udhëtimi në kohë i Camaj, vepra që e çoi publikun pas, aty rreth viteve 50, solli një fragment realist nga jeta e shqiptarëve në regjimin e sistemit komunist, ku autori me mjaft realizëm dha pikpamjen e humbësit, duke diftuar njeriun me të gjitha cilësitë, të mirat dhe të këqijat.

"Veprat, dhe shqipja e Martin Camës, gegnishtja e tij, janë një pasuri majaft e madhe të cilën ne duhet ta ruajme fort, më fort se ajrin" u shpreh protaginstja e dramës, aktorja e mirënjohur Rita Gjeka, gjatë fundit të shfaqes për mediat.

Madhështia e autorit vjen nga të gjithë elementët, gjithashtu dhe nga pikpmaja realiste dhe ajo e humbësit, ndërkohë që Camaj edhe e ka qëndisur veprën" theksoi Gjeka.

Kasti i plotë i aktorëve në role

Rita Gjeka(nëna), Jozef Shiroka(leka), Merita Smaja(besa), Agron Dizdari(shkrimtari), Eliona Shkreli(dora), Enver Hyseni(prendi), Nikolin Fereta(njeriu i huaj), dhe Simon Shkreli(katundari).

Martin Camaj

Autori Martin Camaj lindi në 21 korrk të vitit 1927 në Temal(Dukagjin).

Gjatë jetës(karierës) së tijë ai ushtroi profesionin e profesorit në universitetin e mynihut, në studimet albanologjike.dhe dha një kontribut të çmueshëm në shkencën albanologjike me veprat si "Formimi i fjalëve në shqipe"(1969),"E folmja arbëreshe e greçit në provincën e avelinos"(1977) etj.
Camaj gjithashtu ka qënë kryeredaktor i revistes "Shejzat" së Ernest Koliqit në Romë(Itali), ku atje autori mbron dhe doktoraturën.

Disa prej shkrimeve moderne dhe të njohura të Camaj janë edhe përmbledhjet e poezive "Një fyell ndër male" (Prishtinë 1953) "Legjenda" (Romë 1964), "Lirika mes dy moteve" (Munich 1967), "Kanga e vërrinit", që u ribotua në "Poezi" (1953-1967, Munich 1981), "Drandja" (Munich 1981), "Selected Poetry" (New York 1990), "Palimpsest" (New York dhe Munich 1991), apo edhe proza "Njeriu më vete e pa të tjerë" (1978),"Rrathë" (1978),"Karpa" (1987),"Loja mbasdrekës" (1981),"Kandili Argjendit", "Djella" etj.
Martin Camaj u nda nga jeta në 12 mars të vitit 1922 në Mynih të Gjermanisë.

/k.m/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama