Kandilat mbyllin reaktorin nuklear

Kandilat mbyllin reaktorin nuklear

Një tufë e madhe me kandila ka detyruar mbylljen e një prej reaktorëve bërthamorë më të mëdhenj në botë pas bllokimit të tubave të tij. Impianti nuklear “Oskarshamn” ka mbyllur reaktorin e tretë për herë të dytë brenda pak ditësh, pasi një valë kandilash bllokuan tubat që sillnin ujin e ftohtë në turbinat e impiantit.

 

Impianti i vendosur në Juglindje të Suedisë, me prodhim 1 400 megavat, është reaktori më i madh me vlim në botë. Sipas biologëve të marinës, një bllokim i tillë mund të bëhet i zakonshëm në të gjithë reaktorët e botës. Inxhinierët i kanë pastruar tubat nga kandilat dhe po përgatiten të rihapin impiantin. Vitin e kaluar impianti me bazë në Kaliforni, “Diablo Canyon”, mbylli reaktorët pas bllokimit nga salpa detare, një organizëm i ngjashëm më kandilin që kishte ngjitur rreth tubave. Impiantet nukleare kanë nevojë për ujë të ftohtë për të ftohur reaktorët dhe sistemet e turbinave, prandaj ndërtohen afër ujit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama