Kandidatja e plagosur me thike fiton garen per Bashkine e Kelnit

Kandidatja e plagosur me thike fiton garen per Bashkine e Kelnit

Gjatë fushatës së saj elektorale, kandidatja për Bashkinë e Këlnit në Gjermani u plagos me thikë. Që nga dita e shtunë, Henriette Reker, një kandidate e pavarur, por e mbështetur nga kancelarja Angela Merkel, gjendet e shtruar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore, por të qëndrueshme.

Pavarësisht incidentit, gara për kryetarin e bashkisë vazhdoi dhe zgjedhjet u bënë. Kështu, Henriette Reker fitoi 52.7% të votave dhe është kryebashkiake e qytetit.

Policia e Këlnit është shprehur, se ai që e plagosi me thikë në qafë Rekerin ishte një person i zemëruar me politikën që po ndjek Gjermania me refugjatët.
Kandidatja është shprehur për të ndihmuar refugjatët. Ajo ka ndihmuar në strehimin dhe përkujdesjen ndaj refugjatëve në Këln. Mendohet se i dyshuari, që nuk kishte dosje penale, ka vepruar i vetëm, ndaj dhe policia nuk po kërkon për bashkëpunëtorë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama