Kandidati per kryebashkiak qellon me shuplake dhe karrige bashkepunetorin e tij

Kandidati per kryebashkiak qellon me shuplake dhe karrige bashkepunetorin e tij

Ne të gjithë mund të bëhemi pak nervoz kur jemi të uritur, por kur një politikan në Itali, i cili kishte shtruar një darkë për 200 ndjekësit e tij besnikë, zbuloi se ishte mashtruar me ushqimin e mori situatën në duart e veta. Gerardo Bevilacqua ka qëlluar me shuplakë një menaxher të fushatës së tij elektorale dhe më pas me karrige, duke e prekur atë në pjesën e prapme të trupit, sepse bashkëpunëtori ka abuzuar me fondet për darkën. Politikani i tha medias lokale pasi video u shpërnda si virus në internet: “S’më vjen keq për asgjë, Unë i thashë atij që të organizonte një darkë për rreth 200 njerëz dhe me një buxhet prej 10 stërlina per person.

 

Ia dorëzova të gjitha të hollat, sepse kisha besim tek ai, por në vend shampanjës, përfunduam me bukë dhe ujë. Çfarë lloj kandidati jam unë në qoftë se nuk di të luftoj korrupsionin edhe në radhët e mia?”. Kandidati i papenduar për kryetar bashkie këmbënguli: “Do ta bëjë përsëri një gjë të tillë, sepse ai tregoi mungesë të plotë respekti për mua dhe për mysafirët e mi. Kush do të më votojë nëse darka që ishte planifikuar të ishte një festë të përfundonte duke i ofruar njerëzve bukë thatë dhe ujë?”. Bevilacqua është duke kandiduar të jetë kryetari i bashkisë në Cerignola, në rajonin e Pulias, në jug të Italisë

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama