Kanada

Kanada

Si dhe ne nxjerrjen dhe përpunimin e zinkut dhe uraniumit. Shtrihet ne pjesën me te madhe te kontinentit amerikano-verior, duke zënë kështu vendin e dyte ne bote per madhësi territoriale, pas Rusisë. Ne regjistrimin e vitit 2006, popullsia ishte 31 612 887 mil. banore. Per shkak te dyndjes se emigranteve nga e gjithë bota, ne vitin 2001, shënoi një rritje prej 5,4%. Per pranimin e emigranteve dhe refugjateve, zë vendin e pare ne bote. Dendësia e popullsisë eshte nga me te rrallat ne bote: 3.5 banore per kilometër katror. Prodhimet me te rëndësishme ne ekonominë e vendit jane, ajo e industrisë se naftës dhe e drurit. Eshte vend me pasuri ujore te jashtëzakonshme. Ne sipërfaqen e saj ka rreth tridhjetmijë liqene me një pamje te mrekullueshme.

Shteti eshte monarki kushtetuese. Kryetare e shtetit njihet Elisabeta e dyte e Anglisë, e cila ushtron autoritetin e saj nëpërmjet te mëkëmbëses vendëse, banore prej vitesh e krahinës Kuebek, zonjës Michele Jean, e zgjedhur ne vitin 2005. Drejtimi kryesor i shtetit realizohet nga Kryeministri i Qeverise federale, qe qëndron mbi qeveritë vendore ne 10 provinca dhe tre territore, te cilat gëzojnë te drejta te mjaftueshme per vendimmarrje sipas interesave përkatëse. Popullsia, eshte kryesisht indiane. Universiteti i pare shtetëror eshte inauguruar per here te pare ne vitin 1849. Ne Kanada ka “banesën” plaku i Vitit te Ri, te cilit i vijnë çdo vit miliona letra nga te gjithë fëmijët e botes, me adresën: PLAKUT TE VITIT TE RI -POLI I VERIUT –KANADA. Kryeqyteti i vendit eshte Otavo, kurse qyteti me i madh eshte Toronto, ku me sistemin e transportit te tij qarkullojnë ne dite 1.350 000 njerëz.

SIRI SULEJMAN : Gazeta Metropol


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama