Kafeneja e pare Paguaj per minutin

Kafeneja e pare 'Paguaj per minutin'

Jeni mësuar që të shkoni nëpër lokale dhe të porosisni vetëm një pije dhe pastaj të qëndroni sa kohë të dëshironi? Tashmë një tjetër metode ka dalë në qarkullim, ku ju nuk paguani më për pijen apo për atë që porosisni, por do paguani për kohën që qëndroni në lokal. Ziferblat, dega e parë në Britani, e huazuar nga një rrjet lokalesh në Rusi, sapo është hapur në Londër, në “388 Old Street”, ku çdo gjë është falas, përveç kohës që ju qëndroni në lokal, raporton "The Guardian". 

 

Nuk ka një limit kohe. Ju mund të qëndroni sa kohë të dëshironi, mund të gatuani në kuzhinë, mund ta përgatisësh vetë kafen, apo edhe mund t’i biesh pianos që ndodhet në një cep, dhe do të paguani vetëm 3 qindarka për minutë. Ziferblat ka hapur 10 degë në Rusi në dy vitet e kaluar dhe tani dëshiron që ta shtrijë në të gjithë botën.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama