Regjisori Tim Burton u nderua me "Luanin e Artë" në Festivalin e Filmit në Venecia. Kur Tim Burton hyn në sallonin e katit të dytë të "Casino"(xhaketë e errët, këmishë e kuqe dhe të pamungueshmet syze të errëta), platea çmendet, duartrokitje të gjata, britma gëzimi, falenderime për emocionet që filmat e tij japin… Aq sa regjisori i madh, kur ngjitet në skenë për të marrë "Luanin e Artë" për karrierën nga duart e Johny Depp, ndihet sa i gëzuar dhe i vënë në siklet. "Është mirënjohja më e rëndësishme që mund të kem marrë ndonjëherë. Është si një fantazi, një ëndërr e çuditshme. Një nxitje për të shkuar përpara. Pastaj edhe si objekt është shumë i bukur, përballë një burri nudo mbi një bazë rrethore",- u shpreh regjisori.
I referohet trofeut "Oscar". Ajo statuetë e artë që Burton, pavarësisht filmave të shumtë dhe miliona fansat e shpërndarë në gjithë botën, nuk ka arritur kurrë ta mbërthejë. Por ja ku gjendet bashkë me admiratorët e vet, të gatshëm për të gëzuar këtë trofe. "Kam ardhur edhe më parënë festival, fillimisht me "Nightmare before Christmas", herën e dytë, dy vjet më parë me "Nusja kufomë". Dhe kam marrë një përgjigje të menjëhershme, fantastike, që është ëndrra e çdo artisti", - u shpreh ai për mediat italiane. Ndërsa herën e tretë arriti të marrë jo vetëm "Luanin e Artë", por edhe të prezantojë dy filma të rëndësishëm, që prezantojnë të shkuarën dhe të tashmen e tij. Është versioni 3 D i "Nightmare before Christmas", që do tëdalë në salat e kinemasë me rastin e Halloween dhe më tej 8 minuta nga lodhja e tij e fundit, muzikali "Sweeney Todd: the Demon Barber of Fleet Street", mbi të cilën regjisori po punon ende.
Marre nga : Gazeta Shekulli











