Japoni zhvillohet konkursi i pare zyrtar i hakerave...

Japoni, zhvillohet konkursi i pare zyrtar i hakerave...
Në Japoni u zhvillua konkursi i parë zyrtar i hakerave. Aktiviteti u mbështet nga qeveria e vendit. Siç besojnë autoritetet japoneze, konkursi mund të kontribuojë në përgatitjen e ekspertëve për luftën kundër sulmeve kibernetike. Në finale dolën nëntë ekipe - fituesit e turneve kualifikuese rajonale. Ekipeve, secili prej të cilëve përbëhej nga 4 pjesëmarrës, iu parashtrua detyra që të zgjidhnin brenda një kohë të caktuar 24 ushtrime, duke përfshirë këtu thyerjen e sigurisë kompjuterike dhe deshifrimin e kodeve. Konkursi u fitua nga ekipi i zhvilluesve të një prej kompanive të sigurisë së informacionit të Tokios, i cili arriti të zgjidhë 17 nga 24 detyrat e dhëna.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama