Kryeministri i Japonisë, Shino Abe, ka deklaruar se do të rriten përpjekjet e Japonisë për gjuetinë e saj vjetore në Antarktik. Në mars, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, vendosi se programi i gjuetisë së balenave nuk ishte për kërkime shkencore, siç kishte pretenduar Japonia.
Australia, e mbështetur nga Zelanda e Re, solli rastin kundër Japonisë në vitin 2010. Sipas saj, Japonia kishte ndaluar gjuetinë në Antarktik, por anijet kishin kryer gjueti mbi balena të llojit “Minke”, përgjatë bregdetit verior të Japonisë. Japonia pretendon se këto gjueti janë kryer për qëllime kërkimore.
Duke iu referuar respektit që i bëhet balenave në qytetet ku gjuetia zhvillohet, kryeministri i Japonisë tha se:
“Është për të ardhur keq që kjo pjesë e kulturës japoneze nuk kuptohet"
Ndërkohë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ka deklaruar se Japonia ka vrarë rreth 3,600 balena “Minke”, që nga viti 2005, në bazë të programit të saj në Antarktik për gjueti balenash, i njohur si JARPA II.
Japonia është nënshkruese e një moratoriumi në vitin 1986 mbi ndalimin e gjuetisë së balenave, por ka vazhduar gjuetinë sipas dispozitave që lejohet për kërkime shkencore. Ky moratorium përjashton gjuetinë e balenave në mesin e grupeve vendase.