Ja si do te percaktohet cmimi i barnave!

Ja si do te percaktohet cmimi i barnave!

Çmimet e barnave tashmë do të vendosen nga një Komision që ka ngritur Ministria e Shëndetësisë. Ligji i miratuar, i referohet mënyrës se si do të përcaktohet çmimi i barnave të importit, si dhe të atyre që do të prodhohen në vend.

Do të jetë një grup prej 5 anëtarësh, i cili do të verifikojë dhe dokumentacionin e barnave të importit. Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u vendos që çmimet e barnave të deklaruara në Shqipëri, do të krahasohen me çmimet e tregtimit me shumicë të shteteve referente: Itali, Greqi, Serbi, Maqedoni dhe Kroaci.

Në rastet kur mungon informacioni për çmimet e tregtimit me shumicë nga shtetet referente, krahasimi do të bëhet me çmimet e shitjes me pakicë të barit. Gjithashtu u vendos që çmimi i barit gjenerik duhet të jetë deri në 80 për qind të çmimit të barit të origjinës, të regjistruar pranë Agjencisë.

Nëse bari i origjinës nuk është i regjistruar në Republikën e Shqipërisë, atëherë do të merret për bazë çmimi i tij në vendet e referencës dhe të origjinës. Barnat, për të cilat nuk është deklaruar çmim, ose të cilat nuk janë regjistruar deri më 31 tetor të vitit aktual, humbasin të drejtën për t'u futur në listën e barnave të rimbursuara për vitin pasardhës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama