Ja se cfare premtojne greket!

Ja se cfare premtojne greket!

Qeveria greke ka paraqitur përpara kreditorëve një listë me premtime për reforma, në mënyrë që të vazhdojë të marrë ndihmën ndërkombëtare. Detajet e para kanë nisur të dalin në dritë. Sipas Bild, qeveria greke ka premtuar se nëpunësit publikë, të pushuar nga puna, nuk do rikthehen. Po ashtu thonë se nuk do të ketë një rritje tjetër të pagës minimale në nivelet e 751 Euro, siç ka qenë përpara krizës. Sipas agjencisë Reuters, Greqia premton një luftë më të ashpër ndaj evazionit fiskal dhe korrupsionit.

Po ashtu premtohet modernizim i administratës doganore dhe tatimore. Privatizimet e kryera nuk do të kthehen mbrapsht. Gjithashtu do reformohet sistemi i pensioneve. Lista është marrë nga ministrat e Financës të Eurogrupit. Ata do të vendosin tani nëse do hapin dritën jeshile për miliardat e ndihmës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama