Ja pse eshte ulur numri i vdekjeve nga zemra

Ja pse eshte ulur numri i vdekjeve nga zemra

Rënia e vdekjeve të shkaktuara nga problemet në zemër erdhën për shkak të ndryshimeve në dietë dhe mënyrës së jetesës, jo nga barnat. Sipas një studimi, reduktimet në presionin e gjakut dhe kolesteroli ka shpëtuar më shumë se 20 mijë jetë në Angli gjatë shtatë viteve, por vetëm një pjesë e vogël e tyre lidhen me përdorimin e barnave. Më shumë se 2/3 erdhën si rezultat e rënies së fenomenit të duhanpirjes dhe ndryshimeve në ditë, duke ulur konsumimin e yndyrave.

Hulumtuesit përdorën një model matematikor për të llogaritur rolin e barnave në fenomenin e rënies së vdekjeve në periudhën 2000-2007. Në përgjithësi, vdekjet nga sëmundjet koronare të zemrës ranë në 38.000 në atë periudhë. Shumë jetë do të ishin shpëtuar nga përparimet në trajtimet e emergjencës ose nga faktorët e tjerë që ende nuk janë shpjeguar plotësisht. 20.400 vdekje janë parandaluar si rezultat i drejtpërdrejtë i reduktimeve në presionin e gjakut dhe kolesterolit. Studimi zbuloi se vetëm, 5300 prej tyre lidhen me përdorimin e barnave.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama