Ja nente punet qe nuk kerkojne fakultet

Ja nente punet qe nuk kerkojne fakultet

Të kërkosh punë pa një kualifikim universiteti është paksa e vështirë, por janë akoma disa mundësi të cilat mund t’i shfrytëzoni për të fituar shuma të konsiderueshme parash, pa pasur një diplomë.

“Business Insider” raporton se, “Adzuna” është vënë në kërkim të shpalljeve për punë ‘online’, për të gjetur se cilat punë ofrojnë pagë më të lartë edhe nëse kurrë s’keni qenë në universitet.

Këto janë nëntë punët më të paguara:

9.Sigurim ushtarak

Paga mesatare: 49 mijë euro

Niveli më i lartë i sigurimit është nga ish-ushtarakët. Punëdhënësit vlerësojnë jo vetëm nga inteligjenca kërcënuese e fituar nga forcat ushtarake, por edhe nga përvoja organizative dhe logjistike.

Sigurimi Ushtarak i Britanisë, i bazuar nga dy oficerë që janë përfshirë në konfliktet e Afganistanit, Kosovës dhe Irakut, bën sigurime për festivalet e mëdha si ai i ‘Glastonbury’ dhe ‘Reading’, po ashtu edhe ruan klientët e profilit të lartë si, atletë britanik dhe klubin e futbollit ‘West Bromich Albion’.

8.Menaxher i mbeturinave të rrezikshme

Paga mesatare: 51 mijë euro

Firmat si “Veolia” dhe “Suez Environment” çlirojnë mjedisin nga produktet e rrezikshme, të cilat gjenerohen gjithandej nëpër spitale, fabrika apo pompa të benzinës.

Për shkak se nevojitet shkathtësi e lartë gjatë trajtimit të këtyre mbeturinave të rrezikshme, punë të këtij sektori paguhen mirë.

7.Menaxher i burimeve njerëzore

Paga mesatare: 54 mijë euro

Mund të mos jetë puna perfekte në zyrë, por puna e menaxherit të burimeve njerëzore kujdeset që të gjithë në zyrë të mbesin të kënaqur, të paguhen dhe puna të shkojë sa më mirë. Pra, për arsye se gjithçka kalon nëpërmjet tyre, ata paguhen mirë.

6.Kontrollues i trafikut ajror

Paga mesatare: 57 mijë euro

Shërbimet Nacionale të Trafikut Ajror në Britani, organizojnë kurse për të interesuarit që duan të bëjnë këtë punë.

Kurset marrin kohë minimum 5 muaj, por mund të zgjasin deri në 11 muaj. Paga fillestare gjatë kursit është më pak se 16 mijë euro.

5.Punëtor i energjisë nukleare

Paga mesatare: 62 mijë euro

Përderisa të gjithë punëtorët në sektorët më të larta të industrisë nukleare mund të kenë kualifikime akademike, janë ende disa punë që nuk kërkojnë gradë universitare. Edhe për këtë sektorë organizohen kurse të ndryshme.

4.Punëtor për nxjerrjen e naftës nga deti

Paga mesatare: 68 mijë euro

Kjo punë mund të jetë e gjatë, e rrezikshme dhe e vështirë. Por, pikërisht për këtë fakt kjo punë paguhet mirë.

3.Tregtar mallrash

Paga mesatare: 74 mijë euro


Ka shumë tregtarë që janë bërë shumë të suksesshëm, pa pasur ndonjë shkallë akademike. Por, një përgatitje e mirë në matematikë, por edhe një aftësi organizuese/planifikuese mund të jetë më e rëndësishme se shkalla 'Bachelor' e universitetit.

2.Minatorë

Paga mesatare: 78 mijë euro


Edhe kjo punë mund të zgjasë shumë dhe mund të jetë shumë e vështirë, por në fund ajo paguhet mjaft mirë dhe nuk ka nevojë për ndonjë universitet të përfunduar.

1.Tregtar rezervash

Paga mesatare: 83 mijë euro

Ashtu si tregtarët e mallrave, është e mundur të hysh në tregun e rezervave pa shkuar në universitet. Për aq gjatë sa kohë jeni një shitës i mirë, gjithmonë do të keni mundësi të punësoheni në këtë punë. Por, mos ndiqni shembullin e Leonardo di Caprios në filmin 'World of Wall Street'.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama