Ja kush jane 33 kandidatet per Avokat te Popullit

Ja kush jane 33 kandidatet per Avokat te Popullit
Partia Socialiste, ka regjistruar 33 kandidatë për postin e Avokatit të Popullit. Komisioni Përzgjedhës ka regjistruar kandidaturat e paraqitur vullnetarisht për këtë post të cilët në vijim do t’i nështrohen procedurave të përzgjedhjes. Mes 33 kandidatëve vihet re emri i Dëshira Subashit – anëtare e KQZ-së, Ermir Dobjanit – ish-avokat i Popullit, Igli Totozanit – jurist dhe publicist apo Besnik Dervishit – ish-deputet i PS-së.

Për seleksionimin e kandidaturave do të ketë një fazë të parë me 8 dhjetor, ku do të shqyrtohen dosjet e paraqitura nga aplikantët. Më pas do të zgjidhet një numër i vogël kandidatësh që të ftohen në dëgjesën publike, e cila do të bëhet me 12 dhjetor.

Çdo kandidat do të dëgjohet për 15 minuta, gjatë të cilave do të paraqesë vizionin e vet për detyrën e Avokatit të Popullit. 10 minuta të tjera do të jetë koha e pyetjeve nga ana e komisionit, në funksion të shtjellimit të vizionit të paraqitur apo shpjegimeve të ndryshme.

Dëgjesa do të jetë e hapur për median dhe do të transmetohet e plotë live në faqen online të Partisë Socialiste.

Lista e aplikantëve për pozicionin e Avokatit të Popullit

1.Adrian Kasapi

2.Agron Çaushi

3.Agim Shima

4.Anton Lleshaj

5.Arben Spaho

6.Artur Lazebeu

7.Artur Çobani

8.Besim Ndregjoni

9.Besnik Dervishi

10.Bilal Kola

11.Blerta Kraja

12.Darjel Sina

13.Dëshira Subashi

14.Elidon Habilaj

15.Elisabeta Imeraj

16.Eni Çobani

17.Ermir Dobjani

18.Ermir Hajdini

19.Genci Terpo

20.Gent Ibrahimi

21.Gjet Kola

22. Kastriot Frasheri

23.Ksenofon Krisafi

24.Igli Totozani

25.Irvin Faniko

26.Mikel Gega

27.Nuredin Salati

28.Perparim Kabo

29.Qirjako Qirko

30.Rovena Voda

31.Sokol Hazizaj

32.Sotiraq Nushi

33.Sherif Hoxha

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama