Ja ku jane alkoolistet me te medhenj ne bote

Ja ku jane alkoolistet me te medhenj ne bote

Nëse mendoni se rusët janë ata që konsumojnë më shumë alkool, e keni gabim. Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi raportin e fundit për konsumin e alkoolit në botë. “Telegraph” ka realizuar një hartë, ku ngjyrat tregojnë sasinë mesatare të alkoolit të pastër të konsumuar nga një person në një vit, për secilin shtet.

Në vendin e parë renditen bjellorusët, të cilët mesatarisht konsumojnë 17.5 litra alkool të pastër, më pas renditen Moldavia dhe Lituania.

Ndërsa Rusia është e katërta me një mesatare prej 15 litra alkool në vit për person ose 155 shishe vere 750 ml. Më pas renditen Rumania, Ukraina, Hungaria dhe Çekia.

Gjithashtu edhe Franca, Australia dhe Irlanda e kanë në nivele të larta konsumin e alkoolit. Ndërkohë, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shqiptarët renditen në kategorinë e vendeve me konsum mesatar, përkatësisht 7 litra për person në vit.

Vendet me konsumin më të ulët të alkooli janë kryesisht shtetet myslimane. Në Pakistan, Mauritani, Libi dhe Kuvajt, mesatarja është vetëm 100 ml alkool i pastër në vit, ekuivalent me një shishe vere.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama