Versioni i fundit i smartphone, vjen me një ekran katër-inch, një aparat fotografik që mund të bëjë shkrepje panoramike deri në 28 megapixel. Eshtë më i hollë se të gjithë të mëparshmit, me një trashësi vetëm 7.6 mm. Për herë të parë vjen në një paketë tërësisht xhami dhe alumini.
Apple ka konfirmuar se telefoni ka një ekran katër-inch, 1136×640 , gjerësi e njëjtë me modelet e mëparshme, por më i gjatë. Ka një ekran 30 për qind më të hollë se celularët e mëparshëm. Sipas nënkryetarit të marketingut, të gjitha software-et janë duke u përshtatur për modelin e ri.