Ja gjendja e rrugeve ne Shqiperi

Ja gjendja e rrugeve ne Shqiperi

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor raportojnë për paraqitjen e vështirësive në kalimin e akseve kryesore në vend. Rekomandohet kujdes për shkak reshjeve gjatë ditëve të fundit, si dhe kalimi me zinxhirë në disa nga akset për shkak të fillimit të reshjeve të dëbores dhe ngricat e formuara.

Bëhet me dije se për ditën e sotme deri në orën 15:30, situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

Tiranë           

Akset jane të qarkullueshme, por segmenti Qafe Priske- Bizë rekomandohet lëvizja me zinxhirë.

Segmenti Qafe Priske-Shengjergj qarkullohet pa zinxhire. Rekomandohet perdorimi i zinxhireve ne segmentin Qafe Priske-Bize. Te behet kujdes ne levizje dhe te respektohet sinjalistika.

Durres

Nuk ka probleme ne akset e ketij qarku.

Te behet kujdes ne qarkullim, te respektohet sinjalistika rrugore.

Elbasan         

Ne aksin Librazhd- Fushë Stude ka rreth 30 cm debore, po punohet per pastrimin dhe kriposjen e aksit. Ky segment eshte i hapur. Segmenti Fushë Stude-Stebleve eshte pjeserisht i bllokuar. Po punohet per hapjen e tij.

Aksi Librazhd-Qafë Thane eshte i kalueshem pa zinxhire.

Aksi Elbasan-Gjinar momentalisht i bllokuar per shkak te rënies prej me shume se 2.5-3 m te trupit te rruges ne fshatin Shelcan.

Aksi Cerrik-Banje-Gramsh eshte i bllokuar per shkak te daljes se lumit Devoll. Qarkullimi behet nepermjet aksit Gramsh-Kaçivel-Elbasan.

Ne aksin Elbasan-Cingare-Gramsh ka patur dalje dherash e guresh ne rruge. Jane marre masa per pastrimin e aksit dhe tani qarkullimi kryhet normalisht.

Rekomandohet perdorimi i zinxhireve ne aksin Librazhd – Fushë Stude.

Te behet kujdes ne zonat ku ka rreshqitje te rruges. Eshte nderprere qarkullimi ne kete pike te aksit Elbasan -Gjinar.

Berat 

Ne aksin Ura e Pilzes-Corovode ka renie guresh ne zonen e shkembit te “Selanit”. Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e tjera te qarkut. Te behet kujdes me qarkullimin ne akset ku ka rreshqitje, si pasoje e rreshjeve te dendura te ketyre diteve.

Vlore 

Nga renia e nivelit te Vjoses gjate dites se sotme kemi nje permiresim te qarkullimit ne aksin e vjeter Levan-Vlore .

Ne Autostraden Levan-Vlore, kane ndodhur dy demtime si pasoje e reshjeve.

E para ka ndodhur ne krahun e majte te rruges ne drejtim te Vlores. Ka gerryerje te trasese, por pa prekur pjesen kaluese te autostrades.

Problemi i dyte ka ndodhur te Ura e Mifolit, ku eshte demtuar mbushja pas shpatulles se ures. Nuk eshte prekur fare pjesa kaluese e rruges. Ka filluar puna per riparimin e demtimeve te evidentuara.

Te behet kujdes ne qarkullim, sidomos ne segmentet ku ka rreshqitje ose prani te ujit ne rruge.

Gjirokaster   

Ne aksin Gjirokaster-Tepelene ka renie guresh ne rruge ne vendin e quajtur Shkalla e Zeze.

Ne zonen e Rrapit te Kuqarit ne Permet ka renie guresh, rruga eshte me nje kalim.

Vazhdon pastrimi i akseve ne te dy keto segmente.

Ne aksin Permet-Çarshove, 2km pa shkuar ne Petran, ka nje gerryerje te rruges nga uji. Eshte vendosur sinjalistika perkatese.

Te behet kujdes ne zonat ku ka rreshqitje dhe prani te ujit ne rruge.

 

Korçe

Eshte kryer kriposja e segmenteve apo pjeseve te vecanta te akseve rrugore, per te evituar problematiken e ngricave.

Situata po mbahet nen monitorim per oret ne vazhdim.

Te behet kujdes ne qarkullim. Aksi Korce-Dardhe rekomandohet te qarkullohet me zinxhire.

Mjetet duhet te kene ne dispozicion zinxhire.

Kukes

Perseri ka patur shembje ne aksin Traget-Lekbibaj, qe kane shkaktuar veshtiresi ne qarkullim.

Ne aksin Bajram Curri – Valbone ka reshje bore qe kane arritur trashesine 150 cm. Vazhdon te punohet per ta mbajtur rrugen te hapur. Qarkullimi behet me nje korsi dhe nderrimi i mjeteve behet ne xhepa. Te gjitha akset e Tropojes jane hapur dhe jane kriposur. Po mbahen ne monitorim te vazhdueshem.

Qarkullimi kryhet pa zinxhire. Te tregohet kujdes ne qarkullim si pasoje e bores dhe lageshtise ne rruge. Rekomandohet perdorimi i zinxhireve ne aksin Bajram Curri-Valbone.

Diber 

Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne pothuaj shumicen e akseve. Te behet kujdes, sepse nga rreshjet mund te shkaktohen rreshqitje dherash.

Shkoder

Rruget jane te gjitha te hapura.

Ne aksin Shkoder-Qafe Qele, ne Ganjolle, per shkak te rreshqitjes se dherave qarkullimi vazhdon te kryhet me nje korsi te zgjeruar. Po punohet per ta bere rrugen me dy kalime

Te behet kujdes ne qarkullim, si pasoje e kohes me shira, te cilat mund te shkaktojne rreshqitje dherash dhe ngrica ne rruge.

Fier    

Gjendja ne akset e Fierit eshte normale. Kontraktoret jane duke pastruar autostraden nga mbetjet qe ka lene vershimi i ujerave. Te behet kujdes ne levizje, per shkak te rreshjeve dhe te respektohet sinjalistika rrugore.

Lezhe

Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij Qarku. Te gjitha akset qarkullohen normalisht.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama