Ja faktoret qe ju shkurtojne jeten

Ja faktoret qe ju shkurtojne jeten

Të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë dhe gjumi i tepruar janë dy prej faktorëve kryesorë që ju shkurtojnë jetën.

Një grup shkencëtarësh nga Australia, kanë krijuar një listë të re të zakoneve  që rrisin rrezikur për të vdekur në moshë të re.

Studime të mëparshme kishin identifikuar 4 faktorë të rëndësishëm, të tillë si, konsumi i alkoolit, dieta ushqimore e varfër, mungesa e aktivitetit fizik dhe pirja e duhanit.

Tashmë kësaj liste i shtohet jeta sedentare dhe gjumi i tepërt.

Në një artikull të botuar në gazetën “DailyMail”, thuhet se, një njeri që i ka të 6 këto zakone të këqija, rrezikon 5 herë më shumë të vdesë gjatë një periudhe 6 – vjeçare, në krahasim me dikë që bën një jetë të pastër.

Të qëndruarit ulur më shumë se 7 orë në ditë, të bërit pak ushtrime fizike dhe të fjeturit më shumë se 9 orë gjumë, sipas ekspertëve, është thuajse vdekjeprurëse.

Në studimin e realizuar nga Universiteti i Sydney – t, në Australi, grupi i shkencëtarëve evidentuan gjithashtu se, vajtja në palestër në mbrëmje nuk e zhbën dëmin e bërë nga qëndrimi ulur gjatë gjithë ditën.

Në këtë studim, të shtrirë në një periudhë kohore 6 – vjeçare, morën pjesë më shumë se 230 persona, mbi 45 – vjeç./Tv Klan


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama