Ja cfare ka me shume rendesi per shqiptaret

Ja cfare ka me shume rendesi per shqiptaret

Cila është çështja më e rëndësishme për njerëzit në të gjithë botën? Të dhënat e bazuara në informacionet e 2011-2014 të Indeksit të Jetesës nga OECD, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, japin një panoramë të gjerë rreth shqetësimit kryesor që kanë njerëzit.

Po të shihet grafiku me kujdes, harta e vendit tonë është në ngjyrë portokalli, ngjyrë kjo që tregon të ardhurat.

Pra, ajo çfarë u intereson shqiptarëve në mesin e punës, sigurisë, raportit punë- kohë e lirë, edukim, sa të kënaqur janë nga jeta, shëndeti, komuniteti, mjedisi, janë pikërisht të ardhurat.

Ajo çfarë vihet re sërish nga grafiku i përditësuar me të dhënat respektive është se i gjithë rajoni ka si shqetësim kryesor shëndetin, madje edhe Greqia, sipas të dhënave të OECD.

Ndërsa, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kroacia kanë si çështje kryesore sa të kënaqur janë nga jeta e tyre.

Në të gjithë Evropën, dy janë shtetet që janë përgjigjur si çështjen e tyre më të rëndësishme të ardhurat, Ukraina dhe vendi ynë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama