Ja arsyeja pse WhatsApp-i u ble nga Zuckerberg

Ja arsyeja pse 'WhatsApp'-i u ble nga Zuckerberg

Kompania e mesazheve “WhatsApp” u ble nga “Facebook”-u për 19 miliardë dollarë.  Por, faktikisht “Facebook”-u nuk ka qenë e vetmja kompani që është interesuar për ta blerë “WhatsApp”-in. Para saj ishte “Google”-i që i ofroi 10 miliardë euro kësaj kompanie.

E megjithatë, mes të dyja palëve nuk pati asnjë marrëveshje konsensuale, që të mundësonte vijueshmërinë apo zyrtarizimin në kuadër të ndonjë marrëveshje mes tyre.

Themeluesi i rrjetit social gjigant “Facebook”, Mark Zuckerberg është shprehur se pse vendosi që të blinte kompaninë e mesazheve.

Zuckerberg beson se është duke lidhur mes tyre miliarda njerëz me anë të aplikacionit “WhatsApp”, i cili ka rreth 450 milionë përdorues.

Nisur nga arsyetimet e këtij të fundit, ky aplikacion është një risi pasi do të hap vende të reja pune, ndër të tjera gjatë një konference të mbajtur në Barcelonë ai tregon mundësit fenomenale dhe aksesin se si mund të lidhet çdo person në “Botën Online”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama