Gazetari danez, Alan Sorensen ka realizuar fotografi për të cilën pretendon se tregon izraelitët të cilët ulën si në kinema duke parë bombardimet në drejtim të Rripit të Gazës, shkruan “Jerusalem Post”.
Sorenseni këtë fotografi e ka publikuar në profilin e tij në Twitter, ndërsa shumë shpejt është shpërndarë në të gjithë botën. Në fotografi shihet një grup i njerëzve që qëndrojnë ulur në karrige jashtë, ndërsa pranë tyre shihet bombardimi i Rripit të Gazës.
Fotografi danez bashkë me fotografinë ka shkruar edhe një koment: “Kinema Sderot. Izraelitet sjellin karrige në bregun Sderot që të shikojnë ngjarjet në Gaza. Ata duartrokasin sa herë që dëgjohen shpërthime”.
Sorensen për sajtin “France24.com” ka thënë se si gazetar ka kërkuar një vend ku mund të shihen sulmet e Izraelit në Gaza, në mënyrë që të kuptojë se çfarë po ndodh.
“Ajo natë ishte shumë intensive, dhe kur kam dëgjuar që njerëzit po flasin për atë breg, shkova atje. Derisa u afrova, u befasova me numrin e madh të makinave që ishin parkuar dhe po parkoheshin. Kur arrita në majë, pashë që atje njerëzit tashmë qëndronin ose ishin ulur. U befasova që shumica ishin ulur në karrige dhe dukeshin të relaksuar. Disa thithnin cigare, ndërsa të tjerët hanin misër, sikur të ishin në kinema të hapur”, ka thënë Sorensen.
Deri me tani nga bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës janë vrarë më shumë se 150 persona, në mesin e tyre edhe fëmijë.